Limaj: Prokuroria i zbatoi urdhrat politikë

Autori:Avdyl Pajaziti

Ish-ministri i MTPT-së, Fatmir Limaj, ka folur për media pas përfundimit të seancës së Gjykimit, e cila ka nisur nga mëngjesi i ditës së sotme. Limaj krejt këtë proces e ka quajtur me prapavijë politike dhe, sipas tij, këtë do ta dëshmojë me kohë.

 “Ju do të shihni që me urdhër politik prokuroria i ka hapur hetimet ndaj meje, me urdhër politik ka bërë ndjekje. Ne i kemi faktet dhe do ta vërtetojmë që kanë qenë urdhra politikë”, ka thënë Limaj.

Ai ka thënë se prokuroria ka abuzuar me ligjin duke zbatuar urdhrat politikë.

“Se kush dha urdhrat politike do ti shihni ne sallën e gjyqit, ne i kemi faktet, dokumentet që e dëshmojnë”, ka thënë ai.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/limaj-prokuroria-i-zbatoi-urdhrat-politike/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala