Limaj: Paraburgim i Donika Kadaj do ta tensionojë më shumë situatën

Autori:Avdyl Pajaziti

Kryetari i Nismës së Kosovës dhe deputet i Kuvendit të Kosovës, Fatmir Limaj ka ftuar Policinë e Kosovës që të mos bëhet instrument i politikës, ndërsa për paraburgim e deputetës Donika Kadaj-Bujupit, ka thënë se do ta tensionojë edhe më shumë situatën.

Limaj ka thënë se Policia e kanë për obligim ta ushtrojnë detyrën e vet duke i rujt institucionet publike, por jo të provokohet dhe te kalojë në një aksion të ndjekjes siç u pa pak më herët

“Ftoj policinë të mos bëhet instrument i politikës. Kriza politike nuk zgjidhet përmes represionit, as me arrestime të deputetëve.

Policia e kanë për obligim ta ushtrojnë detyrën e vet duke i rujt institucionet publike, por jo të provokohet dhe te kalojë në një aksion të ndjekjes siç u pa pak më herët. Çka pamë ne ishte nje lloj gjuetie e panevojshme.

U shqetësova shumë kur ndëgjova se prokuroria ka kërkuar paraburgim për znj. Bujupi dhe kjo do ta tensionojë edhe më shumë situatën”, ka shkruar Limaj.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/limaj-paraburgim-i-donika-kadaj-do-ta-tensionoje-me-shume-situaten/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala