Limaj: Mos thirrni mbajtën e seancës, gjendja nuk është normale

Kreu i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj e ka ftuar qeverinë që të mos të tentoj mbajtjen e seancave të Kuvendit.
Postimi i plotë i Limajt në Facebook:
E ftoj edhe njëherë koalicionin qeverisës që të ndërpres këtë tendencë për mbajtjen e seancave të kuvendit, dhe që përfundimisht të hjekin dorë nga kjo logjikë se kinse gjendemi në situatë normale.
Gjendja nuk është normale, kemi krizë politike dhe kjo kërkon zgjidhje politike.