Limaj: Listat me emra, sport i këndshëm për disa

Autori:Avdyl Pajaziti

Me të kaluar Gjykata Speciale në Kuvendin e Kosovës, në opinion filluan të dalin emrat e të akuzuarve të mundshëm. Në mesin e tyre është edhe emri i Fatmir Limajt, ish-anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së.

Limaj në një intervistë për Radio Dukagjinin publikimin e listave të tilla e quajti sport të këndshëm për ata që merren me këtë çështje.

“Ky është tashti një sport shumë i këndshëm për njerëzit që dëshirojnë të merren me këtë punë dhe këtu nuk kam asnjë koment, as që më interesojnë fare këto komente që bëhen”.

Ai thotë se i intereson fakti që ata që kanë votuar tërë jetën do të ndihen të turpëruar, ndërsa ata që kanë pritje në këtë drejtim do të ndihen të zhgënjyer nga ajo që ndodhi dje.

Në fund të fundit, tha Limaj, Kosova ka treguar dje se është larg të jetë shtet, vend që kultivon vlerat e veta.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/limaj-listat-me-emra-sport-i-kendshem-per-disa/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala