Limaj: Kosova është para kolapsit

Autori:Avdyl Pajaziti

Lideri I Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, ka thënë se Kosova është në gjendje të rëndë dhe se vendit i duhen alternativa të reja politike.
“Kosova është në nëj gjendje tepër të rëndë. Pothuajse të gjitha institucionet e pavarura janë në kolaps. Kjo tregon nevojën e domosdoshme që të fuqizohen alternativat e reja politike, të cilat do të shihen si shpresë për qytetarët se mund të ndryshohet gjendja aktuale”, ka thënë Limaj në një intervistë për “Epokën e re”.

I pari i “Nisma për Kosovën”, e ka quajtur dështim për Kosovën krijimin e koalicionit PDK-LDK.

“PDK dhe LDK është një koalicion i palëvizshëm dhe të dyja partitë kujdesen për të mos ia prishur njëra-tjetrës. Më tepër menaxhojnë situata ditore sesa projektojnë reforma dhe qeverisje për ndryshimin e gjendjes, për të krijuar një të ardhme më të mrië për qytetarët e këtij vendi”, ka thënë ai.

Duke folur për themelimin e Gjykatës Speciale, ka thënë se debati për këtë gjykatë është tepër sipërfaqësor dhe joserioz. Në këtë kontekst, Limaj i ka ftuar deputetët e Kuvendit të Kosovës të jenë në krye të detyrës dhe mos të votojnë për kufizimin e sovranitetit.

Po kështu ka kritikuar edhe sistemin e drejtësisë në vend për të cilin ka thënë se është në gjendje dëshpëruese.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/limaj-kosova-eshte-para-kolapsit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala