Limaj: Kërkojmë dorëheqjen e Qeverisë

Autori:Avdyl Pajaziti

Kryetari i “Nisma për Kosovën”, Fatmir Limaj, pas vendimit të kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, që të ndërpritet seance e sotme e Kuvendit të Kosovës, ka theksuar se Parlamenti i Kosovës është kthyer në një organ referues dhe jo në një organ vendimmarrës, siç duhet të jetë.

Ai ka thënë se opozita po bënë përpjekje që situata të kthehet në gjendje normale, duke shtuar se Kuvendit të Kosovës i ka humbur fuqia politike.

“Askush, paravarësisht fuqisë së numrave, nuk ka të drejtë të vendos kokë në vete për temat e mëdha. Nuk po bllokohet puna e Kuvendit, por po i kthehet legjitimiteti i Kuvendit. Nuk duhet të ketë një Kuvend që merr vendime në dëm të vendit”, ka thënë Limaj.

Ai tha se duan dorëheqjen e Qeverisë së Kosovës. “Nuk ka më çka të raportohet. Ne e dimë për çfarë marrëveshje po bëhet fjalë. Tashmë secili qytetar i Kosovës po e dinë se çfarë përfshijnë këto marrëveshje”.

“Ne jemi mbledhur për shkak të kësaj marrëveshje të dëmshme. Kjo qeveri e ka kaluar mandatin e saj me nënshkrimin e këtyre marrëveshjeve”, ka shtuar Limaj. /Telegrafi/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/limaj-kerkojme-doreheqjen-e-qeverise/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala