Limaj: Isa e Hashimi do të shkojnë bashkë me marrëveshjet

Autori:Gazeta Fjala

Lideri i NISMA-s, Fatmir Limaj tha gjatë takimit të sotëm të opozitës se bashkimi i tyre nuk është i drejtuar kundër askujt.

Limaj i ka ftuar të pranishmit në këtë mbledhje që të zgjerojnë thirrjen për bashkim.

“Keni përgjegjësi të madhe për të mos rënë pre e parullave se kemi konflikt të brendshëm, ne kemi vetëm konflikt kundër dhënies së Kosovës. Mos lejoni të ndajmë qytetarët në AAK, VV, NISMA. Askush nuk është pro ndarjes së vendit pa marrë parasysh. Ata i kanë sfiduar të gjithë mekanizmat e tyre për ta ndarë opozitën por s’ka asgjë që na ndan. Nuk jemi bashkuar për opsionin politik por për interes nacional”, tha Limaj.

Ai shtoi se dallimet dhe ideologjitë politike janë të parëndësishme drejt kësaj kauze.

Limaj tha se nëse Isa Mustafa e Hashim Thaçi e kanë lidhur fatin e tyre politik do të shkojnë edhe ata bashkë me marrëveshjet.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/limaj-isa-e-hashimi-do-te-shkojne-bashke-me-marreveshjet/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala