Limaj arrin në gjykatë

Ish-ministri i Transportit iu ka përgjigjur ftesës së Gjykatës Themelore të Prishtinës, ku ka filluar seanca për harmonizimin e datave të gjykimit në rastin e MTPT-së.
KosovaPress ka kontaktuar mëngjesin e sotëm me avokatin Tomë Gashi, i cili është në mbrojtje të Fatmir Limajt.
Gashi tha se “sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë, nuk do të ketë seancë gjyqësore nga Fatmir Limajt dhe të tjerëve në rastin e akuzimit të tyre për të ashtuquajturin ‘rasti i MTPT’. Sot do të ketë vetëm seancë për harmonizimin e datave të gjykimit në mes të prokurorit, avokatëve dhe të akuzuarve”.
Limaj dhe 4 bashkëpunëtorët e tij akuzohen për krim të organizuar, keqpërdorim të detyrës, marrje ryshfeti e keqpërdorim të autorizimeve.
Aktakuzat për Fatmir Limajn ish-ministër i Transportit, Fatmir Limaj, këshilltari i tij, Endrit Shala, shefi i prokurorimit, Nexhat Krasniqi, biznesmeni Florim Zuka dhe truproja e Limajt, Shpëtim Telaku u konsolidua në shtator të këtij viti.