Limaj akuzon udhëheqësit e Qeverisë

Autori:Avdyl Pajaziti

Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj ka akuzuar udhëheqësit e Qeverisë dhe Kuvendit se më sjelljen e tyre mbrëmë kanë thelluar kizën politike në vend.

Ai duke komentuar deklaratat e Mustafës e Thaçit, për siç janë shprehur ata që koalicioni është stabil dhe se kryeparlamentari ka treguar shkathtësi në udhëheqje e seancës, veprimet e mbrëmshme i ka cilësuar si sjellje komuniste.

Limaj me anë një postimi në Facebook ka thënë se në vend të reflektimit u përdor shteti policor.

“Isa po thotë koalicioni është stabil, kurse Hashimi po na fol për demokracinë. Këta të dy po e lavdërojnë Kadriun për “shkathtësitë e tij” (duke përfshi këtu e mos veçu fjalët e tij të pista për deputetët), sepse ai e gjeti një skutë dhe në ora 2 pas mesnate, pasiqë e mbushi brenda parlamentin me polici dhe e rrethoj atë nga jashtë me njësi speciale, të mbaj një mbledhje dhe krejt kjo sipas tyre për të treguar se gjendja është normale dhe se gjithçka po funksionon. Me këtë logjikë të sjelljes komuniste e lindore këta njerëz mbrëmë e kanë thelluar edhe më shumë krizën politike në vend. Këta në vend të reflektimit kanë zgjedhur shtetin policor si përgjigje ndaj kësaj krize politike, e rezultati i kësaj sjellje të tyre do të jetë turpëruese për ta”, ka shkruar Limaj.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/limaj-akuzon-udheheqesit-e-qeverise/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala