Ligji Anti-mafia mund ta tronditë politikën

Autori:Avdyl Pajaziti

Lidershipi i Kosovës, ai që ishte në qeverisje në mandatin e kaluar, por edhe ky aktual, PDK dhe LDK, nuk po tregohet i vullnetshëm që shtetit t’i japë një kornizë të fuqishme ligjore për fuqizimin e sundimit të ligjit dhe dekriminalizimin e politikës.

Klasa politike në pushtet akoma po dështon në disa ligje, si ai Anti-mafia, atë të dekriminalizimit, e së fundi dështoi edhe në ndryshimin e ligjit për konfliktin e interesit, atë për prejardhjen e pasurisë.

Garnitura në pushtet me vetëdije të plotë ka mbyllur sytë dhe nuk dëshiron të shohë se pa jetësimin në praktikë të këtyre ligjeve shteti nuk ka perspektivë të shpejtë evropiane. Këtë e thonë edhe vetë deputetët e Kuvendit të Kosovës dhe e konstatojnë analistët politikë dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ligji-anti-mafia-mund-ta-trondite-politiken/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala