Ligjet e Sllovenisë vendimtare në tenderin e Telekomit

Autori:Avdyl Pajaziti

Gjykata e tenderëve e ka kthyer në rivlerësim një tender të Telekomit të Kosovës për furnizim me pajisje mobile telekomunikuese. Ajo i ka aprovuar pjesërisht pretendimet e konsorciumit “Botek & FMC” për shkeljet ligjore të Telekomit të Kosovës.

Konsorciumi “Botek & FMC” në ankesën e dorëzuar në OSHP kishte pretenduar se Telekomi i Kosovës ka bërë shkelje të nenit 65 të Ligjit të Prokurimit dhe shkeljen e nenit 9, pika 1.6 e Rregullores së Prokurimit Publik, shkruan sot “Koha Ditore”.

Telekomi i Kosovës e ka eliminuar nga gara Konsorciumin “Botek & FMC” me arsyetimin se nuk kanë dorëzuar me kohë dokumentet e përshtatshmërisë, të cilët u kërkohen operatorëve që rekomandohen për kontratë..

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ligjet-e-sllovenise-vendimtare-ne-tenderin-e-telekomit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala