Liga e kampionëve nisë me 2 barazime

Autori:Avdyl Pajaziti

Të dy sfidat e para të fazës së dytë të Ligës së kampionëve kanë përfunduar barazim.

 

PSG- Chelsea 1-1

Në ndeshjen kryesore të mbrëmjes, Paris Saint Germain dhe Chelsea kanë zhvilluar një lojë relativisht të pëlqyeshme, me PSG-në që sulmonte dhe ekipin e Mourinho që priste rastin. Ai rast erdhi, kur mbrojtësit e Chelseas kombinonin në zonën e Parisit, përkatëisht Chahil e gjen Ivanovicin i cili me kokë mposhti portierin Sirigu. Ndodhi kjo në minutën e 36. Kjo ishte goditja e parë dhe e vetme në portë gjatë gjithë ndeshjes nga ekipi anglez, përderisa në statistikat përfundimtare dërgoi edhe një top jashtë porte.

Ekipi francez dërgoi plot 16 goditje drejt portës, 6 nga të cilat brenda kornizave. Por, 5 tentime i ndali portieri Courtois.

Ishte lojtari i pandalshëm Matuidi ai që dërgonte topa nga krahu i majtë si me dorë në drejtim të Ibrahimovic dhe Cavani. Përderisa suedezi dështoi dy herë, Cavani arriti ta barazojë rezultatin në minutën e 54.

PSG ka sulmuar vazhdimisht, përderisa mbrojtja e Chelseas ka funksionuar mjaft mirë. Ibra ka mundur ta nxjerrw fitues ekipin e tij nwse do tw shwnonte nw minutën e fundit tw kohw shtesw, atw tw 92-twn. Por, gjuajtjen e tij e ka mbrojtur me mund portieri belg i ekipit londinez.

Shakhtar- Bayern 0-0

E veçanta e sfidë që u luajt në Ukrainë është përjashtimi me karton të kuq i Xabi Alonsos së Bayernit në minutën e 65. Ekipi gjerman dominoi në tërësi, por pa arritur të gjejë rrugën e rrjetës.

Posedimi ishte 59 me 41 për qind në favor të Baayernit.

Ekipi bavarez gjuajti 8 herë drejt portës, por vetëm një top gjatë ’90 minutave ishte në kornizat e portë, përderisa ekipi ukrainas kishte një gjuajte dhe ajo përfundoi brenda kuadratit.

Ky rezultat konsiderohet mjaft i rrezikshëm për ndeshjen e kthimit, pasi nëse ekipi mysafir shënon një gol, bavarezëve do t’u duhen 2 për të kaluar tutje.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/liga-e-kampioneve-nise-me-2-barazime/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala