Lidington: Kosova dhe Serbia t`i dyfishojnë përpjekjet në dialog

Ministri britanik për Evropën, David Lidington, ka deklaruar se Serbia dhe Kosova duhet t’i dyfishojnë përpjekjet në dialog në mënyrë që të arrihen marrëveshje të reja.
“Zgjerimi i BE-së bart në vete supozimin se në fund, Serbia e Kosova do të gjejnë mënyrë të jetojnë njëra pranë tjetrës”ka theksuar ai.
Ai për gazetën serbe “Blic” ka thënë se askush në Serbi nuk habitet që e përkrahin shtetësinë e Kosovës dhe anëtarësimin e saj në organizatat rajonale e ndërkombëtare.