Lidhjet e Mekajt me krimin

Autori:Avdyl Pajaziti

Salih Mekaj, kryetari i Gjykatës së Apelit, dyshohet të jetë thellë i përfshirë në dy raste të rënda kriminale, njëra me dilerë të drogës në Pejë dhe tjetra me rrjetin e fajdexhinjve, ku nën hetime si pjesëmarrës është edhe nipi i tij Asdren Mekaj, i cili ka ikur në SHBA.

Implikimi i tij në rastin e parë, është zbuluar rastësisht nga përgjimet e Policisë, e cila po i bënte rrjetit të drogës, ku Mekaj ka rënë nga bisedat telefonike, më pas përcjelljet që Policia i ka bërë lëvizjeve të tij me pjesëmarrësit e këtij grupi.

Derisa në rastin e përfshirjes së tij me fajdexhinj, ai personalisht ka negociuar me palën e dëmtuar, duke kërkuar të kryhen pagesat prej 200 mijë euro si borxh, për nipin e tij. Këtë rast Mekaj e ka prezantuar si “ndërmjetësim familjar”.

Gazeta “Zëri” ka mësuar për transkriptet e përgjimeve, fotografive, video-incizimeve dhe provave të tjera, që zbulojnë dyshimet për implikimin e tij në të dyja rastet kriminale.

E para me plan për t’ua zbutur masën e dënimit dy të burgosurve, dhe lirimin e shpejtë nga paraburgimi të Mentor Seferajt, të cilit i janë gjetur 119 kg drogë dhe Fahri Deçani i dënuar me 15 vjet për vrasje në Pejë. /Zëri/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/lidhjet-e-mekajt-me-krimin/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala