Haradinaj: Gjykata Speciale, një “monstrum ligjor”

Autori:Avdyl Pajaziti

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka vlerësuar se formimi i Gjykatës Speciale do të ishte një “monstrum ligjor”.

“Sot po i ofrojmë Kosovës një monstrum ligjor”, ka vlerësuar Haradinaj.

Sipas Haradinajt, kjo gjykatë është një precedent, pasi që nuk ka ndodhur për republikat tjera të ish-Jugosllavisë, për asnjë palë tjetër që ka qenë palë e luftimeve.

“Një të tillë e kanë edhe vendet tjera të ish-Jugosllavisë edhe në serbi, por nuk kanë asnjë gjyqtarë të huaj”, ka potencuar Haradinaj. /Telegrafi/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/lideri-i-aleances-per-ardhmerine-e-kosoves-ramush-haradinaj-ka-vleresuar-se-formimi-i-gjykates-speciale-do-te-ishte-nje-monstrum-ligjor-sot-po-i-ofrojme-kosoves-nje-monst/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala