Liderët politikë, asnjë fjalë për planin Osmani – Deda

Autori:Avdyl Pajaziti

Sinjale për fund të krizës politike janë dhënë të premten, kur liderët e subjekteve shqiptare në pushtet e në opozitë nuk e kanë kundërshtuar një propozim-marrëveshje që u është ofruar nga dy deputetë – Vjosa Osmani e Ilir Deda.

Teksti përmban një gjuhë elastike, nuk lë humbës dhe ka marrë mbështetje nga shoqëria civile dhe nga diplomatë ndërkombëtarë.

Osmani, ndonëse i takon LDK-së që për lider ka kryeministrin Isa Mustafa, është zë opozitar brenda koalicionit. Deda, ndërkaq, i takon subjektit kryesor politik opozitar, LVV-së, por ka kundërshtuar veprimet e dhunshme të kolegëve të tij deputetë, e më të cilat është bllokuar puna e Kuvendit gjatë gjithë sesionit vjeshtor.

Prandaj, të dy shihen si ndërmjetës më legjitimë.

Në kampet e secilit prej liderëve të subjekteve shqiptare në Kuvend, ka munguar përgjigje e prerë përkitazi me këtë propozim, shkruan Koha Ditore.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/lideret-politike-asnje-fjale-per-planin-osmani-deda/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala