Liderët i urojnë myftiut të Kosovës Bajramin

Autori:Gazeta Fjala

Liderët e vendit kanë vizituar sot selinë e Bashkësisë Islame të Kosovës me rastin e fillimit të Bajramit të Vogël.

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga përgëzoi myftiun Naim Tërnava dhe mbarë komunitetin mysliman të vendit për festën e Kurban Bajramit.Ajo, siç transmeton KP, uroi që në të gjitha familjet të mbizotërojë mirëqenia e gëzimi.

Edhe kryeparlamentari Kadri Veseli, me nënkryetarin Sabri Hamiti dhe anëtarë të tjerë të Parlamentit, kryeministri Isa Mustafa me zëvendëskryeministrin Hashim Thaçi, dhe ministrat Avdullah Hoti, Ferid Agani dhe Haki Demolli i uruan myftiut Naim Tërnava, sikundër edhe të gjithë besimtarëve islamë festën e Bajramit.

Festën e Bajramit të Vogël myftiut Tërnava ia uruan edhe lideri i AAK-së Ramush Haradniaj, dhe ai i Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi./Koha.net

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/lideret-i-urojne-myftiut-te-kosoves-bajramin/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala