Liderët e opozitës fillojnë takimin

Ka filluar takimi i liderëve partiakë të opozitës, ku përveç tyre janë të pranishëm edhe zyrtarë tjerë të këtyre partive.
Ky takim erdhi pas eskalimit të situatës së sotme në Kuvend ku opozita e pamundësoi mbajtjen e saj, duke hedhur gaz lotsjellës, me ç’rast pati edhe të lënduar, raporton lajmi.net.
Liderët e tre partive opozitare VV, AAK dhe Nisma, pritet të dalin me një deklaratë, pas seancës së mbajtur sot nga partitë në pushtet, ku miratuan e buxhetin për vitin 2016. /lajmi.net.