Liderët e opozitës dalin para Qeverisë edhe Shpend Ahmeti (Foto/Video)

Para objektit të Qeverisë së Kosovës po mblidhen aktivistët të opozitës për të protestuar në shenjë pakënaqësie për arrestimin e deputetes Donika Kadaj Bujupi dhe bastisjes së shtëpive të Albulena Haxhiut dhe Albin Kurtit.
Aty tashmë janë dal edhe liderët e tri subjekteve opozitare, Visa Ymeri, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj, raporton lajmi.net.
Te Qeveria tashmë janë edhe Njësia Speciale dhe numri i protestuesve po shtohet.
Protestës i është bashkuar edhe i pari i kryeqytetit, Shpend Ahmeti.
Dëgjohen brohoritma “Marrëveshja nuk kalon”./ Lajmi.net