Licencohet “Trepça”

Bordi i ri i Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale ka miratuar 22 licenca dhe leje për operim përfshirë këtu edhe atë të ndërmarrjes “Trepça”, nga 30 aplikacione sa i kanë shkuar gjithsej këtij komisioni.
Këtë informacion e bëri të ditur, Musa Shabani, kryetar i ri i bordit të Komisionit për Miniera dhe Minerale gjatë mbledhjes së sotme të Komisionit për Zhvillim Ekonomik.