Licencohet Banka “Ziraat”

Banka turke “Ziraat” e ka marrë licencën e operimit për Degën e saj në Prishtinë nga Banka Qendrore e Kosovës.
Në deklaratën e publikuar në Platformën për Informimin e Publikut të Bankës “Ziraat” është theksuar se banka ka marrë lejen e operimit me Degën e Prishtinës nga Banka Qendrore e Kosovës.