Liburn Aliu: Në Morinë policia po i rrah protestuesit nga Tirana

Autori:Avdyl Pajaziti

Drejtori i Urbanizmit në Komunën e Prishtinës, Liburn Aliu përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ditën e sotme e ka përshkruar si të mirë për protestën e organizuar.

Ai ka thënë se edhe përkundër ndalesave nga policia, protestuesit nuk po ndalen.

Aliu ka thënë se në pikën kufitare në Morinë, policia i ka ndaluar dhe po i rrah protestuesit nga Tirana.

Ky është postimi i plotë i Aliut:

“Dite e mire per proteste.
Mijera protestues rruges per ne Prishtine. Edhe per kunder ndalesave nga policia te autobuseve dhe kontrollimit nje per nje te protestuesve, ata nuk po ndalen.
Ne piken kufitare Morine, policia i ka ndaluar dhe po i rrah protestuesit nga Tirana.
E tera flet per frike te pushtetit.
E tera flet per fitore te afert.
Shihemi ne shesh”.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/liburn-aliu-ne-morine-policia-po-i-rrah-protestuesit-nga-tirana-2/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala