Liburn Aliu e sulmon fizikisht Muhamet Selmanin e PDK’së

Shefi i Drejtorisë së Urbanizmit në Prishtinë, Liburn Aliu e ka sulmuar sot asamblistin e PDK’së, Muhamet Selmani.
Aliu e ka sulmuar Selmanin në restorant “Liburnia” që ndodhet afër ndërtesë së Komunë së Prishtinës.
Lajmin e ka konfirmuar Shefi i Degës së PDK’së, Lirak Çelaj, i cili ka thënë se është duke shkuar në vendin e ngjarjes.
Çelaj ka treguar se kur ka ndodhur sulmi fizik i pranishëm ka qenë edhe një polic i Kosovës.
“Për fat të mirë ka qëlluar edhe një polic. E ka sulmuar fizikisht. Por, ka ndodhur edhe një incident në sallën e Kuvendit”, ka thënë Çelaj, për Gazetën Express.
Burime të Gazetës Express kanë treguar se Selmani ka pësuar lëndime.
Çelaj ka mbërritur te restoranti ku ka ndodhur përleshja dhe ka thënë se Libur Aliu ishte ai që kishte sulmuar asamblistin e PDK’së.
“Muhamet Selmani me një grup asamblistësh kanë qenë në kohë të pauzë duke drekuar dhe Liburni vetë i treti ka hy dhe i ka sha e sulmu direkt z. Selmani”.
“Kjo si pasojë e mospajtimeve dhe qëndrimeve që i kemi pas në asamble. Është absurde që për mendim të kundër të sulmohet asamblisti dhe fjala e lirë aq më shumë nga një drejtor”, ka shtuar ai./gazetaexpress.com/.