Libri që ofendon femrat

Autori:Zekirja Shabani

Librat e shkollës së mesme po dalin të jenë përplot gabime. I fundit në të cilin janë evidentuar fyerje ndaj gjinisë femrore është Libri “Psikologjia”, që mësohet nga nxënësit e klasave të 11-a.

Në kapitullin ku flet për trurin e njeriut, gjinia femërore përulet, ndërsa nxjerren superior gjinia mashkullore. Aty shkruan se truri i femrës është për të folur, derisa ai i mashkullit për të vepruar.

Siç raporton portali “Infokusi”, në Librin “Psikologjia”, i shkruar nga tre autorë me nam, Pajazit Nushi, Neki Juniku dhe Dashamir Bërxulli, nxënësit e shkollës së mesme mësojnë se si truri i femrës dallon nga ai i mashkullit.

libri 2

Në këtë libër, në kapitullin me titull “Seksualiteti dhe Gjinia”, nxënësit e klasave të 11-ta mësojnë se si truri i mashkullit është për të bërë dhe ai i femrës për të folur. “Rezultati është që të trurët janë lidhur në mënyrë të ndryshme; truri i mashkullit për të bërë dhe ai i femrës për të folur”, shkruan në librin Psikologjia. /infokusi.com

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/libri-qe-ofendon-femrat/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala