Libra me postë për diasporën

Autori:Zekirja Shabani

Ministria e Diasporës do të shfrytëzoj shërbimin postar të Postës së Kosovës për dërgimin e librave dhe teksteve shkollore në diasporë si dhe shërbimin financiar jobankar të Postës.

Kështu janë dakorduar të mërkurën Ministri i Diasporës, Valon Murati në një takim me kryeshefin e Postës së Kosovës Sejdi Hoxhën.

Në njoftimin e Postës së Kosovës për media thuhet se  Murati dhe Hoxha kanë diskutuar edhe për identifikimin e fushave të bashkëpunimit mes dy institucioneve në interes të diasporës dhe qytetarëve të Kosovës.

“Gjatë këtij takimi, kryeshefi Hoxha ka njoftuar ministrin Murati për iniciativën e Postës që një nga  emisionet e ardhshme të pullave postare t’i kushtohet diasporës shqiptare që ka dhënë dhe vazhdon të jap kontribut shumë të madh për popullin dhe shtetin e Kosovës”, thuhet në njoftim.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/libra-me-poste-per-diasporen/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala