Liberalizimi i vizave në fund të vitit

Autori:Avdyl Pajaziti

Duket së më në fund kosovarët do të marrin një lajm të mirë. Lajmi i mirë dhe i shumëpritur ka të bëjë me liberalizimin e vizave dhe daljen përfundimtare nga izolimi i kosovarëve.

Burime të sigurta ndërkombëtare kanë thënë për Indeksonline se shefat e Bashkimit Evropian (BE) pritet që në fund të vitit të marrin vend që Kosovës t’i jepet liberalizimi i vizave.

Sipas po këtyre burimeve, pas këtij vendimi, implementimi i liberalizimit pritet të ndodh kah mesi i pranverës së vitit të ardhshëm.

Kosovarët janë të vetmit në Evropë që ju duhet vizë për të hyrë në zonën Shengen të Bashkimit Evropian. /Indeksonline/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/liberalizimi-i-vizave-ne-fund-te-vitit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala