Liberalizimi i vizave, dorëzohet raporti i kritereve

Autori:Avdyl Pajaziti

Ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku, ka bërë me dije se këtë javë do të dorëzohet në Bruksel raporti, i cili tregon për përmbushjen e rekomandimeve të Komisionit Evropian lidhur me procesin e liberalizimit të vizave

Ai ka thënë se institucionet vendore kanë bërë maksimumin që raporti ta reflektojë përmbushjen e plotë të këtyre rekomandimeve.

Qeveria e Kosovës e ka bërë gati raportin që flet për përmbushjen e rekomandimeve të Komisionit Evropian lidhur me procesin e liberalizimit të vizave.

Ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku, ka treguar për “Epokën e re” se këtë javë ky raport do t’i dërgohet Komisionit Evropian.

Sipas tij, të gjitha institucionet kanë bërë maksimumin që raporti të jetë sa më përmbajtjesor dhe ta reflektojë përmbushjen e plotë të rekomandimeve të Komisionit Evropian.

“Siç e dini, udhërrëfyesi për liberalizimin e vizave për Kosovën është një dokument i gjerë me kërkesa të shumta që kanë të bëjnë si me legjislacionin, ashtu edhe me zbatimin e këtij legjislacioni. Ministria e Integrimit Evropian vazhdimisht ka qenë në kontakt me të gjitha institucionet përgjegjëse për t’i mbledhur të dhënat dhe për të përgatitur një raport sa më përmbajtjesor që reflekton përmbushjen e plotë të rekomandimeve. Ky raport është tashmë i gatshëm dhe gjatë kësaj jave do të dërgohet te Komisioni Evropian, i cili do t’i fillojë procedurat e verifikimit dhe vlerësimit”, ka thënë Çollaku.

Ai ka vlerësuar se miratimi i pakos së ligjeve që kanë të bëjnë me këtë proces nga Kuvendi i Kosovës do të vlerësohet pozitivisht nga BE-ja.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/liberalizimi-i-vizave-dorezohet-raporti-i-kritereve/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala