Li-Fi 100 herë më e shpejtë se Wi-Fi

Autori:Avdyl Pajaziti

Li-Fi, një alternativë shumë më e shpejtë sesa Wi-Fi, është testuar se mund të dërgojë të dhëna deri në 1 gigabajt për sekondë.

Në këtë shpejtësi, 100 herë më të shpejtë sesa teknologjitë e Wi-Fi, një film “high-definition” mund të shkarkohet për pak sekonda.

Në një test të kryer nga estonezi Velmenni, teknologjia ishte instaluar nëpër zyre dhe në ambiente industriale në Tallinn, transmeton Koha.net.

Li-Fi përdor dritën për të shkëmbyer informacione përmes ajrit. Duke shkruar për përdorimin e kësaj teknologjie, Sophie Curtis nga The Telegraph, ka shkruar: “Drita tashmë është përdorur për transmetimin e të dhënave përmes teknologjisë së rrjetit me fibra optike”.

“Sidoqoftë, transmetimi i informacioneve përmes dritës në ajër është më i vështirë, sepse nuk ka ndonjë ‘tunel drite’ për të përçuar sinjalet aty ku duhet”, ka shtuar ajo.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/li-fi-100-here-me-e-shpejte-se-wi-fi/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala