LG krijon ekran 18 inç që mund të mblidhet si një gazetë

Autori:Avdyl Pajaziti

LG do të zbulojë gjatë Shfaqjes Elektronike për Konsumatorin një prototip të një ekrani 18 inç që mblidhet si një copë letre. Kompania koreane po përqendrohet në krijimin e ekraneve të lakuara dhe të përthyeshme. Që vitin e kaluar kompania zbuloi një teknologji të ngjashme si provë e këtij koncepti, por nuk shfaqi asnjë foto. Tani, si duket, LG është gati t’ia tregojë gjithë botës shpikjen e saj.

Kemi parë koncepte të tilla të ekraneve edhe nga kompani të tjera, si Sony, Samsung, Sharp etj. Megjithatë, LG po planifikon t’i përdorë këto ekrane tek televizorët.

Pas disa ditësh do të mund të shohim ekranin e ngjashëm me gazetës, si dhe një televizor 55 inç me ekran të hollë sa një letër.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/lg-krijon-ekran-18-inc-qe-mund-te-mblidhet-si-nje-gazete/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala