Lexoni dokumentin për themelimin e Gjykatës Speciale

Dokumenti sekret i themelimit të Gjykatës Speciale tani është bërë publikë. Një kjopje të saj e ka siguruar edhe Gazeta Fjala.
Në këtë dokumnet tregohet se Dhomat e specializuara do të kenë juridiksion mbi krimet në kuadër të juridiksionit lëndor të tyre të cilat janë kryer mes periudhës 1 janar 1998 dhe 31 dhjetor 2000.
Brenda juridiksionit lëndor të tyre, Dhomat e specializuara kanë përparësi mbi të gjitha gjykatat e tjera të Kosovës. Në çdo fazë të hetimeve ose procedurave, Dhomat e specializuara ose prokurori i specializuar mund të urdhërojnë transferimin e procedurës brenda juridiksionit lëndor të tyre nga ndonjë prokuror tjetër ose ndonjë gjykatë tjetër [përveç Gjykatës Kushtetuese] në territorin e Kosovës tek Dhomat e specializuara dhe prokurori i specializuar. Prokurori i shtetit ose gjykata u përcjell Dhomave të specializuara çdo shkresë dhe të gjitha shkresat që i përkasin lëndës së kërkuar. Urdhri i Dhomave të specializuara për transferim është përfundimtar dhe detyrues.
Ky është Dokumenti i plotë për Themelimin e GJykatës Speciale.
Përmbajtja
KAPITULLI I – DISPOZITA TË PËRGJITHSHME ………………………………4
Neni 1 – Fusha e veprimit dhe qëllimi i ligjit ……………………………………..4
Neni 2 – Interpretimi …………………………………………………………….5
KAPITULLI II – PARIMET THEMELORE ……………………………………6
Neni 3 – Parimet themeluese……………………………………………………..6
Neni 4 – Personaliteti dhe zotësia juridike ………………………………………..7
Neni 5 – Mandati ekzekutiv dhe veprimi me EULEX-in ………………………….8
KAPITULLI III – JURIDIKSIONI DHE LIGJI I ZBATUESHËM…………………8
Neni 6 – Juridiksioni lëndor ……………………………………………………..8
Neni 7 – Juridiksioni kohor……………………………………………………….8
Neni 8 – Juridiksioni territorial……………………………………………………8
Neni 9 – Juridiksioni personal…………………………………………………….8
Neni 10 – Juridiksioni i njëkohshëm………………………………………………8
Neni 11 – Ligji i zbatueshëm ……………………………………………………..9
Neni 12 – Gjenocidi sipas së drejtës ndërkombëtare ………………………………9
Neni 13 – Krimet kundër njerëzimit sipas së drejtës ndërkombëtare ………………9
Neni 14 – Krimet e luftës ………………………………………………………. 10
Neni 15 – Krime të tjera sipas së drejtës së Kosovë……………………………… 14
Neni 16 – Përgjegjësia penale individuale………………………………………. 14
Neni 17 – Non-bis-in-idem …………………………………………………….. 15
Neni 18 – Amnistia …………………………………………………………….. 15
KAPITULLI IV – RREGULLAT E PROCEDURËS DHE PROVAVE…………… 15
Neni 19 – Rregullat e procedurës dhe provave ………………………………….. 15
Neni 20 – Gjuhët zyrtare dhe të punës………………………………………….. 16
Neni 21 – Të drejtat e të akuzuarit……………………………………………… 16
Neni 22 – Të drejtat e viktimave ……………………………………………….. 17
Neni 23 – Mbrojtja e viktimave dhe e dëshmitarëve…………………………….. 18
KAPITULLI V – ORGANIZIMI, STRUKTURA DHE KOMPETENCAT……….. 19
Neni 24 – Organizimi i Dhomave të specializuara dhe i Prokurorisë së specializuar
……………………………………………………………………………….. 19
Neni 25 – Përbërja e Dhomave …………………………………………………. 192015-01-08 Përkthim jozyrtar
Page 2
Neni 26 – Regjistri i gjyqtarëve ndërkombëtarë ………………………………… 20
Neni 27 – Kualifikimet e gjyqtarëve të Dhomave të specializuara ………………. 20
Neni 28 – Emërimi i gjyqtarëve ………………………………………………… 20
Neni 29 – Vendet e lira në regjistër …………………………………………….. 21
Neni 30 – Kompetencat dhe statusi i gjyqtarëve ……………………………….. 21
Neni 31 – Pavarësia e gjyqtarëve ……………………………………………….. 22
Neni 32 – Emërimi dhe funksionet e kryetarit dhe nënkryetarit…………………. 22
Neni 33 – Caktimi i gjyqtarëve dhe përbërja e paneleve ………………………… 22
Neni 34 – Zyra e regjistrimit……………………………………………………. 24
Neni 35 – Prokurori i specializuar ……………………………………………… 25
Neni 36 – Deklarata solemne…………………………………………………… 27
KAPITULLI VI – ZHVILLIMI I PROCEDURAVE PARA DHOMAVE TË
SPECIALIZUARA ………………………………………………………………. 27
Neni 37 – Provat e mbledhura para themelimit të Dhomave të specializuara ……. 27
Neni 38 – Hetimet dhe përgatitja e aktakuzës ………………………………….. 28
Neni 39 – Kompetencat dhe funksionet e gjyqtarit të procedurës paraprake…….. 29
Neni 40 – Kompetencat dhe funksionet e trupit gjykues………………………… 30
Neni 41 – Paraburgimi ………………………………………………………… 31
Neni 42 – Fletëthirrjet për dëshmitarët…………………………………………. 33
Neni 43 – Aktgjykimi ………………………………………………………….. 34
Neni 44 – Dënimet …………………………………………………………….. 34
Neni 45 – Ankesat e ndërmjetme ………………………………………………. 35
Neni 46 – Procedurat ankimore në shkallë të dytë ……………………………… 36
Neni 47 – Procedurat ankimore në shkallë të tretë ……………………………… 37
Neni 48 – Mjetet juridike të jashtëzakonshëm ………………………………….. 37
Neni 49 – Peticioni në Gjykatën Kushtetuese…………………………………… 38
Neni 50 – Ekzekutimi i dënimit me burgim ……………………………………. 39
Neni 51 – Falja ose ndërrimi i dënimeve ……………………………………….. 39
KAPITULLI VII – NDËRVEPRIMI ME GJYKATAT DHE SUBJEKTET E
KOSOVËS ………………………………………………………………………. 40
Neni 52 – Statusi, privilegjet dhe imunitetet e Dhomave të Specializuara në Kosovë
……………………………………………………………………………….. 40
Neni 53 – Bashkëpunimi dhe asistenca gjyqësore………………………………. 402015-01-08 Përkthim jozyrtar
Page 3
Neni 54 – Ndërveprimi me gjykatat dhe prokurorët e tjerë në Kosovë…………… 41
KAPITULLI VIII – BASHKËPUNIMI DHE ASISTENCA ME SHTETET,
ORGANIZATAT DHE SUBJEKTET E TJERA…………………………………. 42
Neni 55 – Kërkesat për asistencë dhe bashkëpunim ……………………………. 42
Neni 56 – Privilegjet dhe imunitetet ……………………………………………. 42
Neni 57 – Vuajtja e dënimit me burg …………………………………………… 43
Neni 58 – Shtetet anëtare dhe institucionet e BE-së dhe shtetet e tjera………….. 43
Neni 59 – Shteti pranues……………………………………………………….. 43
KAPITULLI IX – ARANZHIMET FUNKSIONALE ……………………………. 43
Neni 60 – Aranzhimet e mbetura………………………………………………. 43
Neni 61 – Menaxhimi i arkivave………………………………………………… 44
Neni 62 – Kufizimet në qasje…………………………………………………… 44
Neni 63 – Buxheti dhe raportimi……………………………………………….. 44
Neni 64 – Hyrja në fuqi………………………………………………………… 442015-01-08 Përkthim jozyrtar
Page 4
PROJEKT LIGJI nr.**/L-**
PËR DHOMAT E SPECIALIZUARA DHE PROKURORINË E SPECIALIZUAR
Kuvendi i Republikës së Kosovës,
Në pajtim me nenin 65(1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës,
Miraton
LIGJIN PËR DHOMAT E SPECIALIZUARA DHE PROKURORINË E
SPECIALIZUAR
KAPITULLI I – DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1 – Fusha e veprimit dhe qëllimi i ligjit
- Përmes këtij ligji themelohet dhe rregullohet organizimi, funksionet dhe juridiksioni i
Dhomave të specializuara dhe të Prokurorisë së specializuar.
- Dhomat e specializuara në kuadër të sistemit të drejtësisë së Kosovës dhe Prokuroria e
specializuar janë të domosdoshme për përmbushjen e obligimeve ndërkombëtare të parapara
në Ligjin nr. 04/L-274, për garantimin e mbrojtjes së të drejtave dhe lirive themelore të
garantuara me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, si dhe për garantimin e procedurave
penale të sigurta, të pavarura, të paanshme, të drejta dhe efikase në lidhje me pretendimet për
krime të rënda ndërkufitare dhe ndërkombëtare të kryera gjatë konfliktit në Kosovë dhe pas
tij, të cilat krime ndërlidhen me ato që janë raportuar nga Dick Marty në Raportin e
Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës Dok 12462, i datës 7 janar 2011, (“Raporti
Marty”), dhe të cilat kanë qenë objekt i hetimeve penale të kryera nga Task Forca Hetimore
Speciale (“TFHS”) e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (“PSRK”).2015-01-08 Përkthim jozyrtar
Page 5
- Nisur nga natyra, shkalla dhe kompleksiteti ndërkombëtar i krimeve të raportuara, aspektet
dhe implikimet e tyre ndërkufitare dhe shumë-kombëtare, që përfshijnë interesin dhe
juridiksionin e shumë shteteve dhe shtetasve të tyre, masën e dëshmive, viktimat dhe
dëshmitarët që gjenden jashtë Kosovës, interesat serioze të sigurisë, mbrojtjen e viktimave
dhe të dëshmitarëve, dhe nevojën për të përjashtuar çdo mundësi për ndërhyrje ose frikësim,
kërkohet që Dhomat e specializuara në kuadër të sistemit gjyqësor të Kosovës dhe
Prokuroria e specializuar të jenë të ndara nga strukturat aktuale të gjykatave dhe prokurorive
të Kosovës dhe të zhvendosen kur kjo kërkohet për shkaqe të sigurisë dhe të drejtësisë.
- Nisur nga kjo ndarje dhe ndërrim i nevojshëm i lokacionit të Dhomave të specializuara, faza
e avancuar e hetimeve të mëparshme të kryera nga TFHS, numri i madh dhe vendndodhja e
ndryshme e viktimave të mundshme dhe konsideratat për mbrojtjen e viktimave dhe të
dëshmitarëve, Dhomat e specializuara kërkojnë që procedurat në këtë ligj dhe në rregulloren
e procedurave dhe të provave të përshtaten me nevojat dhe rrethanat e tyre, me mbrojtje
tejet të barabartë me ato nga Kodi i Procedurës Penale të Kosovës të cilat i mbrojnë të
drejtat e të akuzuarit për proces gjyqësor të drejtë, nevojën për mbrojtjen e dëshmitarëve dhe
të drejtat e viktimave.
- Nisur nga numri i madh i viktimave potenciale të krimeve brenda juridiksionit të Dhomave
të specializuara, përfshirë viktimat që gjenden jashtë Kosovës, si dhe rëndësia e sigurisë së
gjykatave, privatësisë së viktimave dhe të dëshmitarëve, sigurisë dhe mbrojtjes, dhe për
ruajtjen e të drejtave të akuzuarve për shqyrtim gjyqësor të drejtë brenda një periudhe kohore
të arsyeshme, Dhomat e specializuara kërkojnë themelimin e një kornize dhe procedurave të
ndara për pjesëmarrje domethënëse të viktimave që i ruajnë të drejtat për shqyrtim gjyqësor
të drejtë të akuzuarve siç garantohet me Kushtetutë.
- Çdo kufizim i të drejtave dhe lirive themelore bëhet në përputhje me nenin 55 të
Kushtetutës për qëllime objektive dhe të arsyeshme që janë shprehur në këtë nen, në pajtim
me kapitullin II të Kushtetutës dhe standardet ndërkombëtare të drejtësisë dhe procesit të
drejtë. Këto qëllime janë në interesin jetik të Kosovës si shoqëri e hapur dhe demokratike
dhe janë në shërbim të përmbushjes së obligimeve ndërkombëtare të Kosovës. Në përputhje
me nenin 55 të Kushtetutës, këto kufizime shqiptohen vetëm në masën e nevojshme për
përmbushjen e këtyre qëllimeve jetike.
Neni 2 – Interpretimi
- Përveç rasteve kur konteksti kërkon qartë një interpretim tjetër, çdo referim që ky ligj i bën
një ligji tjetër, një rregulloreje të UNMIK-ut ose akti nënligjor, ose ndonjë dispozite specifike
të tyre, interpretohet se përfshin çdo ndryshim dhe të gjitha ndryshimet që u janë bërë atyre.
Në rast se një ligj, rregullore ose akt nënligjor i tillë është shfuqizuar dhe është zëvendësuar2015-01-08 Përkthim jozyrtar
Page 6
me legjislacion pasardhës, që e rregullon të njëjtën çështje lëndore, ky referim interpretohet,
përveç rasteve kur konteksti kërkon qartë një interpretim tjetër, si të nënkuptojë atë
legjislacion pasardhës dhe, kur është e zbatueshme, dispozitën ose dispozitat analoge të tij.
KAPITULLI II – PARIMET THEMELORE
Neni 3 – Parimet themeluese
- Dhomat e specializuara janë pjesë përbërëse por të pavarura nga çdo nivel i sistemit të
gjykatave në Kosovë: Gjykatës Themelore [të Prishtinës], Gjykatës së Apelit dhe Gjykatës
Supreme.
- Dhomat e specializuara gjykojnë dhe funksionojnë në përputhje me:
- Kushtetutën e Republikës së Kosovës,
- këtë Ligj [si lex specialis],
- dispozitat e tjera të ligjeve të Kosovës të përfshira shprehimisht në këtë ligj dhe të zbatuar
nga ky ligj,
- të drejtën zakonore ndërkombëtare së cilës i është dhënë përparësi kundrejt ligjeve vendase
me nenin 19(2) të Kushtetutës, dhe
- të drejtën ndërkombëtare për të drejtat e njeriut [e cila i përcakton standardet e drejtësisë
penale] përfshirë Konventën Evropiane për të Drejtat dhe Liritë Themelore të Njeriut dhe
Marrëveshjen Ndërkombëtare për të Drejtat Civile dhe Politike, të cilave iu është dhënë
përparësi kundrejt ligjeve vendore me nenin 22 të Kushtetutës.
- Për përcaktimin e së drejtës zakonore ndërkombëtare në kohën kur janë kryer krimet,
gjyqtarët mund të ndihmohen nga burime të së drejtës ndërkombëtare, përfshirë burime
dytësore siç janë jurisprudenca nga tribunalet ndërkombëtare ad hoc, Gjykata Ndërkombëtare
Penale dhe gjykatat e tjera penale.
- Çdo ligj, rregullore, rregullore dytësore, rregull ose zakon tjetër dhe praktikë e Kosovës, që
nuk janë përfshirë shprehimisht në këtë ligj, nuk zbatohen për organizimin, administrimin,
funksionet apo jurisprudencën e Dhomave të specializuara dhe Prokurorisë së specializuar.
Ky ligj mbizotëron mbi çdo dispozitë kundërthënëse të çfarëdo ligji apo rregulloreje tjetër.
- Dhomat e specializuara mbështeten nga një Zyrë regjistrimi, e cila po ashtu i administron të
gjitha funksionet e nevojshme dhe ndihmëse, përfshirë mjediset e paraburgimit, siç
parashikohet nga ky ligj.
- Dhomat e specializuara kanë seli në Kosovë. Siç përcaktohet me anë të një marrëveshjeje
ndërkombëtare me shtetin pranues, Dhomat e specializuara po ashtu kanë seli edhe në
shtetin pranues jashtë Kosovës, por në raste të jashtëzakonshme mund të mblidhen edhe
gjetiu nëse një gjë e tillë është e domosdoshme për interesat e administrimit të duhur të
drejtësisë. Dhomat e specializuara mund të bëjnë aranzhime të posaçme për dhënien e
dëshmive apo paraqitjeve përmes mënyrave alternative sipas diskrecionit të gjyqtarëve.2015-01-08 Përkthim jozyrtar
Page 7
- Siç parashikohet përmes një marrëveshjeje ndërkombëtare me shtetin pranues, Prokuroria e
specializuar do ta ketë selinë në shtetin pranues, por mund të ketë zyrë edhe në Kosovë.
- Për arsye të administrimit të duhur të drejtësisë ose sigurisë,
- Kryetari i Dhomave të specializuara, prokurori i specializuar, mbrojtësi i
specializuar ose mbrojtësi i viktimave munden, sipas diskrecionit të tyre, të kërkojnë që të
bëhet ndryshimi i vendit tek shteti pranues për shqyrtimin gjyqësor, ndonjë pjese të
shqyrtimit gjyqësor, ose ndonjë faza a disa fazave të caktuara të procedurës penale sipas
këtij ligji,
- prokurori i specializuar, mbrojtësi i specializuar, mbrojtësi i viktimave, ose ndonjë
palë a person tjetër me kompetencë për të vepruar kështu sipas këtij ligji, mund të
paraqesë ose të kërkojë çfarëdo dokumenti të gjykatës, parashtrese, dokumenti,
propozimi, kërkese ose sendi tjetër në selinë e Dhomave të specializuara në shtetin
pranues,
- prokurori i specializuar ose kryetari i dhomave të specializuara gjithashtu mund,
sipas diskrecionit të tyre, të kërkojë ndryshim të vendit të seancave të trupit gjykues të
Gjykatës Kushtetuese, me qëllim që ky trup gjykues të mblidhet, të shqyrtojë dhe t’i
pranojë parashtresat në selinë e Dhomave të Specializuara në shtetin pranues,
- në rastin kur kërkohet ndryshimi i vendit tek shteti pranues sipas pikës (a),
Kryetari i Dhomave të specializuara nxjerrë vendim administrativ për ndërrimin e
lokacionit të zhvillimit të procedurës, apo të ndonjë pjese apo faze të saj, tek shteti
pranues dhe i urdhëron të gjitha hapat e nevojshëm për zbatimin e atij vendimi dhe
- në rastin kur kërkohet ndryshimi i vendit tek shteti pranues sipas pikës (c),
Gjykata Kushtetuese mund të mblidhet dhe t’i shqyrtojë çështjet në përputhje me nenin
24 (3).
Neni 4 – Personaliteti dhe zotësia juridike
- Dhomat e specializuara dhe Prokuroria e specializuar kanë personalitet të plotë ligjor dhe
juridik.
- Dhomat e specializuara, Zyra e regjistrimit dhe Prokuroria e specializuar mund të bëjnë
marrëveshje me shtete, organizata ndërkombëtare dhe subjekte të tjera, me qëllim të
përmbushjes së mandatit të tyre ose për realizimin e operacioneve të tyre në pajtim me këtë ligj,
në veçanti në lidhje me bashkëpunimin, asistencën gjyqësore dhe vuajtjen e dënimit.
- Kryetari i Dhomave të specializuara, Administratori i zyrës së regjistrimit dhe Prokurori i
specializuar, ose, në mungesë të tyre, zëvendësit e tyre, mund t’i përfaqësojnë organet dhe
subjektet e tyre përkatëse për ushtrimin ose ndërmarrjen e funksioneve të tyre dhe për arritjen e
marrëveshjeve të nevojshme.2015-01-08 Përkthim jozyrtar
Page 8
Neni 5 – Mandati ekzekutiv dhe veprimi me EULEX-in
Në përputhje me detyrimet ndërkombëtare të Republikës së Kosovës sipas Ligjit 04/L-274 dhe
nenit 20(1) të Kushtetutës, të gjitha mandatet, kompetencat dhe autoritetet e nevojshme
ekzekutive, që kërkohen për veprimin e Dhomave të specializuara, organeve të tyre dhe të gjitha
funksioneve përkatëse të tyre sipas këtij ligj i delegohen EULEX-it.
KAPITULLI III – JURIDIKSIONI DHE LIGJI I ZBATUESHËM
Neni 6 – Juridiksioni lëndor
- Dhomat e specializuara kanë juridiksion mbi krimet e parapara në nenet 12 – 16 që kanë të
bëjnë me Raportin Marty.
- Dhomat e Specializuara po ashtu kanë juridiksion mbi veprat e parapara në kapitullin XXXII,
nenet 384-386, 388, 390-407, dhe kapitullin XXXIII nenet 409-411, 415, 417, 419, 421, 423-
424 të Kodit Penal të Kosovës i vitit 2012, Ligji 04/L-082, kur ato kanë të bëjnë me
procedurat zyrtare dhe zyrtarët e tyre.
Neni 7 – Juridiksioni kohor
Dhomat e specializuara kanë juridiksion mbi krimet në kuadër të juridiksionit lëndor të tyre të
cilat janë kryer mes periudhës 1 janar 1998 dhe 31 dhjetor 2000.
Neni 8 – Juridiksioni territorial
Në përputhje me juridiksionin territorial të gjykatave të Kosovës sipas ligjeve penale të
zbatueshme që kanë qenë në fuqi mes periudhës 1 janar 1998 dhe 31 dhjetor 2000, Dhomat e
specializuara kanë juridiksion mbi krimet në kuadër të juridiksionit lëndor të tyre të cilat janë
filluar ose janë kryer në Kosovë.
Neni 9 – Juridiksioni personal
- Dhomat e Specializuara kanë juridiksion mbi personat fizikë sipas dispozitave të këtij ligji.
- Në përputhje me juridiksionin e personalitetit aktiv dhe pasiv të gjykatave të Kosovës sipas
ligjeve penale të zbatueshme që kanë qenë në fuqi në mes të periudhës 1 janar 1998 dhe 31
dhjetor 2000, dhe përveç juridiksionit të tyre territorial të paraparë në nenin 8, Dhomat e
specializuara kanë juridiksion mbi personat e nënshtetësisë kosovare/IRJ apo mbi personat që
kanë kryer krime në kuadër të juridiksionit të tyre lëndor kundër personave me nënshtetësi
kosovare/IRJ kudo që janë kryer ato krime.
Neni 10 – Juridiksioni i njëkohshëm
- Brenda juridiksionit lëndor të tyre, Dhomat e specializuara kanë përparësi mbi të gjitha
gjykatat e tjera të Kosovës.
- Në çdo fazë të hetimeve ose procedurave, Dhomat e specializuara ose prokurori i specializuar
mund të urdhërojnë transferimin e procedurës brenda juridiksionit lëndor të tyre nga ndonjë2015-01-08 Përkthim jozyrtar
Page 9
prokuror tjetër ose ndonjë gjykatë tjetër [përveç Gjykatës Kushtetuese] në territorin e
Kosovës tek Dhomat e specializuara dhe prokurori i specializuar. Prokurori i shtetit ose
gjykata u përcjell Dhomave të specializuara çdo shkresë dhe të gjitha shkresat që i përkasin
lëndës së kërkuar. Urdhri i Dhomave të specializuara për transferim është përfundimtar dhe
detyrues.
- Ligji për Gjykatat, Ligji nr. 03/L-199, dhe Ligji nr. 03/L-053 për juridiksionin dhe
kompetencat e gjyqtarëve dhe prokurorëve të EULEX-it në Kosovë, nuk vlejnë për çështjet
që janë para Dhomave të specializuara dhe Prokurorisë së specializuar, ose për çështjet që
janë objekt i ndonjë urdhri për t’iu transferuar Dhomave të specializuara dhe Prokurorisë së
specializuar.
- Të gjitha gjykatat dhe prokurorët e Kosovës i njoftojnë Dhomat e specializuara dhe
Prokurorinë e specializuar pa vonesë nëse kanë dijeni për ndonjë rast ose procedurë penale që
përfshihet në juridiksionin lëndor të Dhomave të specializuara.
Neni 11 – Ligji i zbatueshëm
Dhomat e specializuara zbatojnë të drejtën zakonore ndërkombëtare dhe ligjin penal
material të zbatueshëm në Kosovë përderisa ai është në përputhje me të drejtën zakonore
ndërkombëtare, që ka qenë i zbatueshëm në kohën që janë kryer krimet, në pajtim me nenin
7(2) të Konventës Evropiane për të Drejtat dhe Liritë Themelore të Njeriut dhe nenin 15(2)
të Marrëveshjes Ndërkombëtare për të Drejtat Civile dhe Politike, të përfshira dhe të
mbrojtura me nenet 19 (2), 22(2), 22(3) dhe 33(1) të Kushtetutës.
Neni 12 – Gjenocidi sipas së drejtës ndërkombëtare
- Për qëllime të këtij ligji, në bazë të së drejtës zakonore ndërkombëtare gjatë juridiksionit
kohor të Dhomave të specializuara, gjenocidi nënkupton secilën prej veprave të paraqitura
më poshtë, të kryera me qëllimin për ta shkatërruar tërësisht apo pjesërisht një grup
kombëtar, etnik, racor ose fetar, siç është:
- vrasja e pjesëtarëve të grupit;
- shkaktimi i lëndimit të rëndë trupor ose mendor pjesëtarëve të grupit;
- vendosja e qëllimshme e grupit në kushte jetësore të atilla që llogaritet se do ta sjellin
shkatërrimin fizik të plotë apo të pjesshëm të tij;
- zbatimi i masave që synojnë pengimin e lindjeve brenda grupit; ose
- transferimi i detyrueshëm i fëmijëve të grupit tek grupit tjetër.
- Veprat e mëposhtme janë të dënueshme:
- gjenocidi,
- komploti për të kryer gjenocid,
- nxitja e drejtpërdrejtë dhe publike për të kryer gjenocid,
- tentativa për të kryer gjenocid,
- bashkëfajësia në gjenocid.
Neni 13 – Krimet kundër njerëzimit sipas së drejtës ndërkombëtare
- Për qëllime të këtij ligji, në bazë të së drejtës zakonore ndërkombëtare gjatë juridiksionit kohor
të Dhomave të Specializuara, krime kundër njerëzimit janë veprat e paraqitura në vijim, kur ato2015-01-08 Përkthim jozyrtar
Page 10
kryhen si pjesë e ndonjë sulmi të gjerë ose sistematik të drejtuar kundër popullatës civile, duke
qenë në dijeni për sulmin:
- vrasja,
- shfarosja,
- skllavërimi,
- dëbimi,
- burgosja,
- tortura,
- përdhunimi seksual, skllavërimi seksual, prostitucioni i detyruar, shtatzënia e detyruar
dhe çdo formë tjetër e dhunës seksuale,
- përndjekja mbi baza politike, racore, etnike ose fetare,
- zhdukja e detyruar e personave dhe
- veprimet e tjera çnjerëzore.
Neni 14 – Krimet e luftës
- Për qëllime të këtij ligji, sipas së drejtës ndërkombëtare zakonore gjatë juridiksionit kohor të
Dhomave të specializuara, me krime të luftës nënkuptohet:
- shkeljet e rënda të Konventave të Gjenevës të datës 12 gusht 1949, duke i përfshirë
veprat në vijim të kryera kundër personave apo pronës që janë të mbrojtur me dispozitat
e Konventës përkatëse të Gjenevës:
(i) vrasjen e qëllimshme,
(ii) torturën apo trajtimin çnjerëzor, përfshirë eksperimentet biologjike,
(iii) shkaktimin e qëllimshëm të vuajtjeve të rënda, apo lëndimeve të rënda të trupit
apo shëndetit,
(iv) shkatërrimin masiv dhe marrjen e pronës, të paarsyetuara me domosdoshmëri
ushtarake dhe të kryera në mënyrë të paligjshme dhe pa shkak,
(v) detyrimin e të burgosurve të luftës apo të personave të tjerë të mbrojtur që të
shërbejnë në forcat e armikut,
(vi) privimin e qëllimshëm të burgosurve të luftës apo të personave të tjerë të
mbrojtur nga e drejta për proces gjyqësor të drejtë dhe të rregullt,
(vii) dëbimin apo transferimin e paligjshëm apo izolimin e paligjshëm dhe
(viii) marrjen e pengjeve.
- Shkeljet e tjera të rënda të ligjeve dhe zakoneve të zbatueshme në konflikte të armatosura
ndërkombëtare, të njohura si të tilla në të drejtën ndërkombëtare zakonore, duke i
përfshirë veprat e paraqitura në vijim, por jo vetëm ato:
(i) drejtimin e qëllimshëm të sulmeve kundër popullatës civile apo kundër civilëve
individualë që nuk marrin pjesë drejtpërdrejtë në luftime,2015-01-08 Përkthim jozyrtar
Page 11
(ii) drejtimin e qëllimshëm të sulmeve kundër objekteve civile, pra, objekteve që nuk
janë caqe ushtarake,
(iii) drejtimin e qëllimshëm të sulmeve kundër personelit, instalimeve, materialeve,
njësive apo automjeteve që janë të përfshira në dhënien e ndihmës humanitare
apo në misione paqeruajtëse në pajtim me Kartën e Kombeve të Bashkuara, nëse
ato e gëzojnë mbrojtjen që ju jepet civilëve apo objekteve civile me të drejtën
ndërkombëtare për konfliktet e armatosura,
(iv) nisjen e qëllimshme të sulmit duke e ditur se ky sulm do të shkaktojë humbje të
rastësishme të jetës apo lëndimin e civilëve apo dëme ndaj objekteve civile apo
dëme të gjera, afatgjate dhe të rënda ndaj mjedisit natyror [për të cilat është e
qartë se do të jenë të tepruara në lidhje me përparësinë ushtarake të përgjithshme
konkrete dhe të drejtpërdrejtë që pritet],
(v) sulmimin apo bombardimin, me çfarëdo mjete, të qyteteve, fshatrave,
vendbanimeve apo ndërtesave që janë të pambrojtura dhe që nuk janë caqe
ushtarake,
(vi) vrasjen apo plagosjen e ndonjë luftëtari i cili, pasi që i ka dorëzuar armët e tij apo
i cili më nuk ka mjete për mbrojtje, është dorëzuar pa kushte,
(vii) përdorimin jo të duhur të flamurit të armëpushimit, të flamurit apo shenjave
ushtarake dhe uniformave të armikut apo të Kombeve të Bashkuara, si dhe të
emblemave dalluese të Konventave të Gjenevës, që rezulton me vdekje apo me
lëndime të rënda personale,
(viii) transferimin, e drejtpërdrejtë apo të tërthortë, nga ana e forcave okupuese të
pjesëve të popullatës së vet civile nëpër territoret që ajo i okupon, apo dëbimin
apo transferimin e të gjithë popullatës apo të ndonjë pjese të popullatës së
territorit të okupuar brenda apo jashtë atij territori,
(ix) drejtimin e qëllimshëm të sulmeve kundër ndërtesave të dedikuara për religjion,
arsim, art, shkencë apo për qëllime bamirësie, monumenteve historike, spitaleve
dhe vendeve ku janë të mbledhur të sëmurit dhe të plagosurit, nëse ato nuk janë
caqe ushtarake,
(x) nënshtrimin e personave të cilët janë nën autoritetin e palës kundërshtare ndaj
gjymtimeve fizike apo ndaj çfarëdo eksperimenti mjekësor apo shkencor që nuk
arsyetohet me trajtimin mjekësor, stomatologjik apo spitalor të personit përkatës
e as që nuk kryhen për interesin e tij, [dhe që do ta shkaktojnë vdekjen e atij
personi apo personave apo rrezikimin e rëndë të shëndetit të tyre],
(xi) vrasjen apo plagosjen tradhtare të individëve që i përkasin kombit apo ushtrisë së
armikut,
(xii) deklarimin se nuk do të ketë mëshirë,
(xiii) shkatërrimin apo sekuestrimin e pronës së armikut nëse ai shkatërrim apo
sekuestrim nuk kërkohet me doemos nga domosdoshmëria e luftës,
(xiv) shpalljen e të drejtave dhe veprimeve të bashkëkombësve të palës armiqësore si të
shfuqizuara, të pezulluara apo të papranueshme para gjykatës,2015-01-08 Përkthim jozyrtar
Page 12
(xv) detyrimin e bashkëkombësve të palës armiqësore për të marrë pjesë në
operacionet e luftës të drejtuara kundër shtetit të tyre, edhe nëse ata kanë qenë në
shërbimin e palës ndërluftuese para fillimit të luftës,
(xvi) plaçkitjen e ndonjë qyteti apo vendi, edhe kur ai merret përmes sulmit,
(xvii) përdorimin e helmeve apo e armëve të helmuara,
(xviii) përdorimin e gazrave asfiksues, helmues apo të tjerë, dhe e të gjitha llojeve të
lëngjeve, materialeve apo pajisjeve analoge,
(xix) përdorimin e plumbave që zgjerohen apo rrafshohen lehtë në trupin e njeriut, si
plumbat me mbështjellës të fortë i cili nuk e mbulon plotësisht pjesën qendrore
apo që shpohet me prerje,
(xx) përdorimin e armëve, predhave dhe materialeve dhe metodave të luftës të cilat
janë të asaj natyre që shkaktojnë lëndime të tepruara apo vuajtje të panevojshme
apo të cilat vetvetiu nuk bëjnë dallim në shkeljen e të drejtës ndërkombëtare për
konfliktet e armatosura, duke qenë se këto armë, predha dhe materiale dhe
metoda të luftës i nënshtrohen [një ndalimi gjithëpërfshirës dhe janë të përfshira
në shtojcën e këtij statuti me anë të një amandamenti në përputhje me dispozitat
përkatëse të përcaktuara në Nenet 121 dhe 123],
(xxi) cenimin e dinjitetit personal, në veçanti trajtimet poshtëruese dhe denigruese,
(xxii) dhunimet seksuale, skllavërimi seksual, prostituimi i detyruar, shtatzënia me
dhunë, sterizilimi i detyruar, ose çdo formë tjetër e dhunës seksuale që po ashtu
përbënë shkelje të rëndë të Konventave të Gjenevës,
(xxiii) përdorimin e pranisë së ndonjë personi civil apo person tjetër të mbrojtur për t’i
bërë pikat, zonat apo forcat e caktuara ushtarake të paprekura nga operacionet
ushtarake,
(xxiv) drejtimin e qëllimshëm të sulmeve kundër ndërtesave, materialeve, njësive dhe
transportit mjekësor dhe personelit që përdorë emblema dalluese të Konventave
të Gjenevës në përputhje me të drejtën ndërkombëtare,
(xxv) përdorimin e qëllimshëm të urisë së civilëve si metodë e luftimeve duke ua
mohuar atyre objektet që janë të pashmangshme për mbijetesë, përfshirë
pengimin me paramendim të furnizimeve të ndihmave ashtu siç parashihet në
Konventat e Gjenevës,
(xxvi) rekrutimin e fëmijëve nën moshën pesëmbëdhjetëvjeçare në forcat e armatosura
të shtetit apo shfrytëzimi i tyre për të marrë pjesë aktive në luftime.
- Në rast të ndonjë konflikti të armatosur që nuk është i karakterit ndërkombëtar, shkeljet
e rënda të Nenit 3, që është i përbashkët për katër Konventat e Gjenevës të datës 12
gusht 1949, duke i përfshirë veprat në vijim të kryera kundër personave që nuk janë pjesë
aktive e luftimeve, përfshirë kundër pjesëtarëve të forcave të armatosura që i kanë
dorëzuar armët dhe atyre që janë hors de combat [jashtë veprimit] për shkak të sëmundjes,
plagëve, paraburgimit apo ndonjë arsyeje tjetër:
- i) dhuna kundër jetës dhe personit, në veçanti vrasjet e të gjitha llojeve,
gjymtimi, trajtimi mizor dhe tortura,2015-01-08 Përkthim jozyrtar
Page 13
- ii) cenimi i dinjitetit personal, në veçanti trajtimet poshtëruese dhe
degraduese,
iii) marrja e pengjeve,
- iv) shqiptimi e dënimeve dhe kryerja e ekzekutimeve pa gjykime paraprake të
shpallura nga ndonjë gjykatë e themeluar në mënyrë të rregullt, që siguron
të gjitha garancitë gjyqësore që janë të pranuara në përgjithësi si të
domosdoshme.
- Shkeljet e tjera të rënda të ligjeve dhe të zakoneve të zbatueshme në konflikte të
armatosura që nuk janë të karakterit ndërkombëtar, të njohura si të tilla në të drejtën
zakonore ndërkombëtare, duke i përfshirë veprat në vijim, por jo vetëm ato:
- i) drejtimin e qëllimshëm të sulmeve kundër popullatës civile apo kundër civilëve
individualë që nuk marrin pjesë drejtpërdrejtë në luftime,
- ii) drejtimin e qëllimshëm të sulmeve kundër ndërtesave, materialeve, njësive dhe
transportit mjekësor dhe personelit që përdorë emblema dalluese të Konventave të
Gjenevës në përputhje me të drejtën ndërkombëtare,
iii) drejtimin e qëllimshëm të sulmeve kundër personelit, instalimeve, materialeve,
njësive apo automjeteve që janë të përfshira në dhënien e ndihmës humanitare apo
në misione paqeruajtëse në pajtim me Kartën e Kombeve të Bashkuara, nëse ato e
gëzojnë mbrojtjen që ju jepet civilëve apo objekteve civile me të drejtën
ndërkombëtare për konfliktet e armatosura,
- iv) drejtimin e qëllimshëm të sulmeve kundër ndërtesave të dedikuara për religjion,
arsim, art, shkencë apo për qëllime bamirësie, monumenteve historike, spitaleve dhe
vendeve ku janë të mbledhur të sëmurit dhe të plagosurit, nëse ato nuk janë caqe
ushtarake,
- v) plaçkitjen e ndonjë qyteti apo vendi, edhe kur ai merret përmes sulmit,
- vi) dhunimet seksuale, skllavërimi seksual, prostituimi i detyruar, shtatzënia me dhunë,
sterizilimi i detyruar, ose çdo formë tjetër e dhunës seksuale që po ashtu përbënë
shkelje të rëndë të Nenit 3 i përbashkët për katër Konventat e Gjenevës,
vii) rekrutimin e fëmijëve nën moshën pesëmbëdhjetëvjeçare në forcat ose grupet e
armatosura apo shfrytëzimi i tyre për të marrë pjesë aktive në luftime,
viii) urdhërimin e zhvendosjes së popullatës civile për arsye që lidhen me konfliktin,
përveç nëse kjo kërkohet nga arsyet që lidhen me sigurinë e civilëve të përfshirë dhe
me domosdoshmërinë ushtarake,
- ix) vrasjen apo plagosjen tradhtare të luftëtarit të armikut,
- x) deklarimin se nuk do të ketë mëshirë,
- xi) nënshtrimin e personave të cilët janë nën autoritetin e palës tjetër në konflikt ndaj
gjymtimeve fizike apo ndaj çfarëdo eksperimenti mjekësor apo shkencor që nuk
arsyetohet me trajtimin mjekësor, stomatologjik apo spitalor të personit përkatës e
as që nuk kryhen për interesin e tij, [dhe që do ta shkaktojnë vdekjen e atij personi
apo personave apo rrezikimin e rëndë të shëndetit të tyre],2015-01-08 Përkthim jozyrtar
Page 14
xii) shkatërrimin apo sekuestrimin e pronës së armikut nëse ai shkatërrim apo
sekuestrim nuk kërkohet me doemos nga domosdoshmëria e konfliktit,
xiii) përdorimin e helmeve apo e armëve të helmuara,
xiv) përdorimin e gazrave asfiksues, helmues apo të tjerë, dhe e të gjitha llojeve të
lëngjeve, materialeve apo pajisjeve analoge dhe
- xv) përdorimin e plumbave që zgjerohen apo rrafshohen lehtë në trupin e njeriut, si
plumbat me mbështjellës të fortë i cili nuk e mbulon plotësisht pjesën qendrore apo
që shpohet me prerje.
- Neni 14(1)(c) dhe (d) vlejnë për konfliktet e armatosura që nuk janë të karakterit
ndërkombëtare dhe nuk vlejnë për situatat e prishjes së rendit dhe tensioneve të brendshme, siç
janë trazirat, veprimet e izoluara apo sporadike të dhunës dhe veprimet e tjera të një natyre të
ngjashme. Ato vlejnë për konfliktet e armatosura që ndodhin në territorin e ndonjë shteti kur
ekziston konflikt i armatosur i zgjatur mes organeve të autoritetit dhe grupeve të armatosura të
organizuara apo mes grupeve të tilla.
Neni 15 – Krime të tjera sipas së drejtës së Kosovës
- Në pajtim me Rregulloren 1999/24 të UNMIK-ut, të ndryshuar me Rregulloren 2000/59 të
UNMIK-ut, ligjet penale materiale në fuqi gjatë juridiksionit kohor të Dhomave të specializuara
sipas së drejtës së Kosovës kanë qenë:
- Kodi Penal i Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë (1976); dhe
- Ligji Penal i Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës (1977); ose
- Çdo ligj penal material më i butë që ka qenë në fuqi nga viti 1989 deri në korrik
1999/27 tetor 2000.
- Kapitulli XXXII, nenet 384-386, 388, 390-407, dhe kapitulli XXXIII nenet 409-411, 415,
417, 419, 421, 423-424 të Kodit Penal të Kosovës të vitit 2012, Ligji 04/L-082, zbatohen për
procedurat zyrtare dhe zyrtarët e Dhomave të specializuara, Zyrës së regjistrimit dhe
Prokurorisë së specializuar. Dhomat e specializuara kanë juridiksion mbi këto vepra kur ato
ndërlidhen me procedurat zyrtare dhe zyrtarët e tyre.
Neni 16 – Përgjegjësia penale individuale
- Për krimet nga nenet 12-14,
- personi i cili ka planifikuar, nxitur, urdhëruar, kryer ose në ndonjë mënyrë tjetër
ka ndihmuar dhe ka dhënë mbështetje për planifikimin, përgatitjen ose ekzekutimin e
këtij krimi, mban përgjegjësi individuale për krimin,
- pozita zyrtare e të akuzuarit, qoftë si kryetar i shtetit, kryeministër apo zyrtar i
qeverisë, nuk e liron këtë person nga përgjegjësia penale, as nuk ia zbut dënimin,
- fakti që ndonjëri prej veprimeve ose mosveprimeve është kryer nga një vartës
nuk e liron eprorin e tij nga përgjegjësia penale, në rast se ai e ka ditur apo ka pasur
arsye ta dijë se vartësi kishte ndërmend t’i kryente ato veprime ose i kishte kryer dhe2015-01-08 Përkthim jozyrtar
Page 15
eprori nuk mori masat e nevojshme dhe të arsyeshme për t’i parandaluar ato veprime,
ose për t’i dënuar kryerësit e tyre,
- fakti që i akuzuari ka vepruar në zbatim të urdhrit të qeverisë ose të eprorit, nuk e
liron atë nga përgjegjësia penale, por mund të merret parasysh në zbutjen e dënimit
në rast se Dhomat e specializuara përcaktojnë se këtë e kërkon drejtësia.
- Për krimet nga neni 15(1) zbatohen ligjet e Kosovës për përgjegjësinë penale individuale
që ishin në fuqi në kohën e krimit [nenet 8, 11, 13-15, 18-19, 22-26, 253-254 të KPRSFJ].
- Për krimet nga neni 15(2) zbatohen dispozitat për përgjegjësinë penale individuale të
përmbajtura në Kodin Penal të Kosovës të vitit 2012, Ligji nr. 04/L-082 [nenet 8-10, 17, 21-24,
27-40].
Neni 17 – Non-bis-in-idem
- Në pajtim me nenin 34 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës,
- askush nuk gjykohet para një gjykate tjetër të Kosovës për vepra për të cilat ai
është gjykuar tashmë nga Dhomat e specializuara,
- askush nuk gjykohet para Dhomave të specializuara për vepra për të cilat ai veçse
është gjykuar nga ndonjë gjykatë e Kosovës, përveç nëse procedura në gjykatën tjetër:
- i) ishte për qëllim të mbrojtjes së personit përkatës nga përgjegjësia penale për
krimet brenda juridiksionit të Dhomave të specializuara apo
- ii) nuk ishte zhvilluar në mënyrë të pavarur apo të paanshme në përputhje me
normat për një proces të rregullt të pranuara me të drejtën ndërkombëtare dhe ishte
zhvilluar në atë mënyrë që, në ato rrethana, nuk ishte në përputhje me qëllimin që
personi përkatës të sillej para drejtësisë,
- askush nuk gjykohet para Dhomave të specializuara për vepra për të cilat ai veçse është
gjykuar nga Tribunali ndërkombëtar për ndjekjen penale të personave përgjegjës për shkelje
të rënda të së drejtës humanitare ndërkombëtare të kryera në territorin e ish Jugosllavisë që
nga viti 1991 (“TPNJ”).
Neni 18 – Amnistia
Asnjë amnisti që i është dhënë ndonjë personi për ndonjë krim ndërkombëtar që është nën
juridiksionin e Dhomave të specializuara nuk është pengesë për ndjekje penale ose dënim.
KAPITULLI IV – RREGULLAT E PROCEDURËS DHE PROVAVE
Neni 19 – Rregullat e procedurës dhe provave
- Rregullat e procedurës dhe provave për zhvillimin e procedurave para Dhomave të
specializuara miratohen nga gjyqtarët e Dhomave të specializuara të cilët mblidhen në seancë
plenare sa më parë që është e mundur pasi të emërohen dhe vendosen në regjistrin e
gjyqtarëve ndërkombëtarë.
- Rregullat e procedurës dhe provave i pasqyrojnë standardet më të larta të së drejtës
ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, përfshirë Konventën Evropiane për të Drejtat e
Njeriut (KEDNj) dhe Marrëveshjen Ndërkombëtare për të Drejtat Civile dhe Politike
(MNDCP), me synim garantimin e shqyrtimit gjyqësor të drejtë dhe të shpejtë, duke marrë2015-01-08 Përkthim jozyrtar
Page 16
parasysh natyrën, vendin dhe specifikat e procedurës që shqyrtohet nga Dhomat e
specializuara. Kur është e nevojshme, merret parasysh edhe Kodi i Procedurës Penale të
Kosovës i vitit 2012, Ligji nr. 04/L-123.
- Rregullat e procedurës dhe provave janë në pajtim me këtë ligj, në veçanti me nenet 21-23 që
i mbrojnë të drejtat e të akuzuarve, viktimave dhe dëshmitarëve. Për përfshirjen e të miturve,
dëshmitarëve të cenueshëm dhe viktimave të dhunës seksuale dhe gjinore, merren masa të
posaçme.
- Rregullat e procedurës dhe provave mund të ndryshohen nga gjyqtarët e Dhomave në seancë
plenare, në konsultim me prokurorin e specializuar dhe administratorin e Zyrës së
regjistrimit, të cilët përfaqësojnë interesat e mbrojtjes dhe të viktimave.
- Pas miratimit apo amandamentimit, Rregullat e miratuara apo amendamentimet e rregullave
referohen tek Gjykata Kushtetuese, e mbledhur vetëm me tre (3) gjyqtarët e saj
ndërkombëtarë, e cila i ka tridhjetë (30) ditë për t’i shqyrtuar rregullat apo amandamentimet
për të siguruar përputhshmëri me [nenet 22 dhe 55/kapitulli II përfshirë nenin 55] të
Kushtetutës. Në rast se Gjykata Kushtetuese vërteton mospërputhshmëri me Kushtetutën, ai
vërtetim i dërgohet gjyqtarëve në seancë plenare për të vepruar lidhur me dispozitën apo
dispozitat e prekura.
- Dhomat e specializuara kanë kompetencë për të miratuar rregulla, politika dhe praktika të
brendshme të cilat janë të nevojshme për funksionin e tyre të duhur, sigurinë apo drejtësinë e
procedurës apo për t’i zbatuar dispozitat e këtij ligji.
Neni 20 – Gjuhët zyrtare dhe të punës
Në kuadrin e funksionimit të tyre nga EULEX sipas nenit 5, gjuha zyrtare e Dhomave të
specializuara dhe e Prokurorisë së specializuar është anglishtja. Gjuhët e punës të Dhomave të
specializuara dhe të Prokurorisë së specializuar janë anglishtja, shqipja dhe serbishtja. Gjyqtari i
procedurës paraprake ose paneli mund të vendosë që ta zvogëlojë numrin e gjuhëve të punës për
ndonjë procedurë në një ose dy prej këtyre gjuhëve, sipas nevojës dhe duke i respektuar në
plotësi të drejtat e të akuzuarve.
Neni 21 – Të drejtat e të akuzuarit
- Të gjithë personat janë të barabartë para Dhomave të specializuara.
- Në përcaktimin e akuzave kundër tij, i akuzuari gëzon të drejtën për seanca të drejta dhe
publike, sipas nenit 23 të këtij ligji dhe të çdo mase të urdhëruar nga Dhomat e specializuara
për mbrojtjen e viktimave dhe dëshmitarëve.
- I akuzuari konsiderohet i pafajshëm derisa të vërtetohet fajësia e tij përtej dyshimit të
arsyeshëm sipas dispozitave të këtij ligji.
- Në përcaktimin e akuzave kundër të akuzuarit sipas këtij ligji, i akuzuari gëzon të drejtën e
garancive minimale të mëposhtme, me barazi të plotë që:
- të njoftohet me kohë dhe në hollësi në gjuhën që ai e kupton për natyrën dhe shkaqet
e akuzës kundër tij,
- të informohet me kohë për të drejtat e tij sipas ligjit,2015-01-08 Përkthim jozyrtar
Page 17
- të ketë kohën dhe kushtet e mjaftueshme për të përgatitur mbrojtjen e tij dhe të
komunikojë me mbrojtësin e specializuar të zgjedhur prej tij,
- të gjykohet brenda një kohe të arsyeshme,
- të gjykohet me praninë e tij, dhe të mbrohet përmes mbrojtësit të specializuar të
zgjedhur prej tij; të informohet, nëse nuk ka ndihmë ligjore, për këtë të drejtë; dhe t’i
caktohet mbrojtës i specializuar, në çdo rast kur kjo kërkohet për interesa të
drejtësisë, dhe pa pagesë në rast se ai nuk ka mjete të mjaftueshme për ta paguar,
- t’i merr në pyetje, ose t’i ketë marrë në pyetje, dëshmitarët kundër tij dhe të sigurojë
praninë dhe marrjen në pyetje të dëshmitarëve në emër të tij në kushte të njëjta me
ato të dëshmitarëve kundër tij,
- të ketë ndihmën falas të përkthyesit, nëse nuk e kupton ose nuk e flet gjuhën që
përdoret në Dhomën e Specializuar dhe
- të mos detyrohet të dëshmojë kundër vetes apo të pranojë fajësinë.
- I akuzuari nuk mund ta përfaqësojë veten pa përfaqësim ligjor (përfaqësim i detyruar) në
rrethanat e paraqitura në vijim:
- në seancat për paraburgimin dhe gjatë kohës kur ai është në paraburgim,
- nga momenti i ngritjes së aktakuzës, në rast se kundër tij ngrihet aktakuzë për ndonjë
krim që është i dënueshëm me së paku dhjetë (10) vite burgim dhe
- në të gjitha rastet kur i akuzuari kërkon të bëjë marrëveshje për pranimin e fajësisë
për ndonjë krim që është i dënueshëm me burgim prej një (1) viti apo më shumë.
- Të gjitha provat ose faktet materiale dhe relevante që i posedon Prokuroria e Specializuar
të cilat janë në favor ose kundër të akuzuarit vihen në dispozicion të të akuzuarit para
fillimit të procedurës dhe gjatë saj, dhe i nënshtrohen vetëm atyre kufizimeve që janë
rreptësisht të nevojshme dhe atëherë kur zbatohen mbrojtjet e nevojshme kundërbalancuese.
Neni 22 – Të drejtat e viktimave
- Viktimë është personi fizik i cili personalisht ka përjetuar dëm, përfshirë dëmet fizike,
mendore ose materiale si rezultat i drejtpërdrejtë i ndonjë krimi brenda juridiksionit të
Dhomave të specializuara. Pjesëmarrja e viktimës në Dhomat e specializuara nuk përbënë
ndalesë për dhënien e dëshmisë si dëshmitar para Dhomave të specializuara.
- Në rast se ndonjë viktimë nuk paraqet kërkesë për të marrë pjesë në procedurë në Dhomat e
specializuara, apo nëse nuk është pranuar si pjesëmarrës apo nëse nuk është përcaktuar të jetë
viktimë sipas këtij ligji, kjo nuk ia kufizon të drejtat e tij të parapara me ligjet e tjera ose
përmes mekanizmave të tjerë të zhdëmtimit në Kosovë.
- Interesi personal i viktimës dhe të drejtat e viktimës në procedurën penale para Dhomave të
specializuara janë njoftimi, pranimi dhe zhdëmtimi. Rregullat e procedurës dhe provave të
Dhomave të specializuara përfshijnë dispozitat që kanë të bëjnë me zhdëmtimin e arsyeshëm
të viktimave nga i akuzuari i cili e ka pranuar fajësinë apo që është gjykuar të jetë fajtor për
ndonjë krim (krimet) që kanë rezultuar të jetë drejtpërdrejtë i dëmshëm për viktimat. Ato po
ashtu përcaktojnë edhe përmbajtjen dhe procedurën për paraqitjen dhe pranimin e kërkesës
për të marrë pjesë në procedurë dhe për të deklaruar dëmin.2015-01-08 Përkthim jozyrtar
Page 18
- Gjatë procesit të shqyrtimit gjyqësor, viktimat pjesëmarrëse formojnë një grup, përveç
rasteve kur trupi gjykues urdhëron që ato duhet të ndahen në më shumë se një grup [bazuar
në çështjet kryesore të interesit apo dëmit], përfshirë, nëse është e nevojshme, një grup për
viktimat e dhunës seksuale dhe dhunës gjinore.
- Grupet e viktimave ndihmohen dhe përfaqësohen nga mbrojtësi i viktimave, i siguruar
përmes Zyrës për pjesëmarrjen e viktimave në Zyrën e regjistrimit. Asnjë përfaqësim tjetër i
viktimave, përfshirë vet-përfaqësimin, nuk është i lejuar. Administratori i Zyrës së regjistrimit
siguron nga një mbrojtës të viktimave dhe nga një ekip ligjor për viktimat për të përfaqësuar
çdo grup. Zyra për pjesëmarrjen e viktimave mund t’u sigurojë viktimave edhe këshilla dhe
shërbime të tjera të lidhura me punën e Dhomave të specializuara, sipas nevojës.
- Dhomat e specializuara mund të lejojnë përfaqësime nga mbrojtësi i viktimave në emër të
viktimave gjatë procedurës paraprake dhe shqyrtimit gjyqësor, ashtu siç është e paraparë në
rregullat e procedurës dhe provave, kur preken interesat personale të viktimave dhe vetëm
kur një gjë e tillë nuk është paragjykuese ndaj të drejtave të akuzuarve apo nuk është në
përputhje me të drejtat e të akuzuarve.
- Në aktgjykimin e tij, trupi gjykues mundet që, në bazë të ndonjë kërkese apo me propozim të
vetin në rrethana të jashtëzakonshme, të përfshijë një vendim lidhur me shkallën dhe
përmasat e dëmit, humbjes dhe lëndimeve ndaj viktimave, ose në lidhje me to, dhe i deklaron
parimet sipas të cilave vepron. Nga ana tjetër, nëse një vendim i tillë do të zvarriste në
mënyrë jo të duhur procedurën penale, trupi gjykues mund ta kufizojë vendimin e vet me
identifikimin e viktimave të krimeve të vërtetuara në aktgjykimin e vet.
- Kur trupi gjykues ose paneli i Gjykatës së Apelit të Dhomave të specializuara e gjykon të
akuzuarin si fajtor për ndonjë krim, ai mund të nxjerrë urdhër drejtpërdrejt kundër personit
të akuzuar, ku e specifikon zhdëmtimin e duhur ndaj viktimave, kolektivisht apo