Lexoni cilët partnerë tradhtojnë më shumë

Autori:Avdyl Pajaziti

Një studim britanik i botuar në revistën Sex Research, sugjeron se sa më i lartë dhe i rëndësishëm të jetë pozicioni juaj në punë, aq më shumë mundësi keni të jeni të pabesë dhe të tradhtoni partnerin.

Studimi, i cili është drejtuar nga psikologu social Dr Joris Lammers ka bërë lidhjen mes tradhtisë dhe pozicionit të punës, duke mbledhur të dhënat e 610 femrave dhe meshkujve heteroseksualë holandezë.

Nga studimi ka rezultuar se 9% e njerëzve që kishin një punë jo me shumë pushtet, kanë treguar se kanë tradhtuar partnerin, 24% e atyre që kishin një punë mesatare e kanë pranuar këtë fakt, ndërsa tek personat që kishin një pozicion të lakmueshëm pune dhe ishin drejtues të lartë, sipas studimit, kanë qenë rreth 37% e të analizuarve ata që kanë tradhtuar partnerin.

Duke u bazuar tek studimi, skandalet seksuale mbi femrat dhe meshkujt e pushtetshëm janë bërë të zakonshme edhe në media, edhe pse meshkujt kanë qenë më shumë protagonistë, duke qenë se është më e pranueshme dhe më e kollajtë të “kapësh” apo “gjuash” një mashkull që ka një pozicion të mirë pune, se sa një femër me të njëjtin post në punë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/lexoni-cilet-partnere-tradhtojne-me-shume/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala