Lëvizja Vetëvendosje publikon emrat e të arrestuarve

Autori:Avdyl Pajaziti

Lëvizja Vetëvendosje, ka publikuar emrat e tetë të arrestuarve në dy ditët e fundit.

Më poshtë mund ta lexoni reagimin nga Lëvizje Vetëvendosje si dhe tetë emrat e të arrestuarve.

“Dhjetëra të arrestuar në dy ditët e fundit

Të martën dhe të mërkurën, Policia e Kosovës ka arrestuar dhjetëra qytetarë të cilët po e shprehnin vullnetin e tyre kundër marrëveshjeve me Serbinë dhe kundër marrëveshjes për demarkacion me Malin e Zi. Në mesin e të arrestuarve janë:

1. Arianit Manxhuka
2. Artan Abrashi
3. Asdren Lekaj
4. Ilir Pantina
5. Shkëlqim Morina
6. Shpyrton Mehmeti
7. Valon Bekteshi
8. Zgjim Hyseni

Policia e Kosovës ende nuk po i publikon emrat e të arrestuarve të tjerë, edhe pse vetë e kanë konfirmuar se janë 24 të tillë. Ne kërkojmë lirimin e menjëhershëm të aktivistëve dhe qytetarëve, për shkak se përndjekjet dhe arrestimet e tilla do ta përshkallëzojnë edhe më tutje situatën.

19 nëntor 2015
Lëvizja VETËVENDOSJE!”, shkruan Vetëvendosje.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/levizja-vetevendosje-publikon-emrat-e-te-arrestuarve/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala