Lëvizja Vetëvendosje e shpall jo legjitim Ambasadorin e SHBA’ve

Zyrtari i Vetëvendosjes Boiken Abazi në një postim në Facebook ka thënë se të gjithë ambasadoret që shërbejnë në Kosovë dhe, që përkrahin pushtetarët e Kosovës janë jo legjitim.
Ai në Facebook, ka shkruar pas përkrahjes që i ka dhënë ambasadori amerikan sot deputetëve të pozitës, gjatë një vizite që i ka bërë kryetarit të Kuvendit Kadri Veseli.
Ambasadori Greg Delawie, përveç kësaj, ka thënë se pushteti fitohet në kuti të votimit e jo me armë.
Abazi ka thënë se kush qëndron në krah të pushtetit nuk ka legjitimitet të flas për parime demokratike.
Ai ka shkruar se nuk mundet që dikush të jetë partner edhe i “Zajedenices”, dhe i Kosovës.
“Cilido diplomat i huaj me mision ne Kosove nuk mund te pretendoj qe është me popullin e Kosovës duke qëndruar ne krah te krimineleve në pushtet qe po e copëtojnë Kosovën. Kush qëndron ne krah te një pushteti autoritar nuk ka legjitimitet te flasë për parime demokratike. Nuk mund te jesh edhe partner i “Zajednices” edhe partner i nje Kosove te pavarur e sovrane, pasi njera anullon tjetren. Diplomatet vene e vine, ndërsa ne do jemi këtu deri ne çlirimin e dyte te Kosovës! #PoshteZajednica” ka thënë ai.