Lëvizja e lirë me Serbinë nis sonte

Autori:Avdyl Pajaziti

Kryesuesi i Delegacionit të Kosovës në bisedimet Kosovë-Serbi në fushën e sigurimeve Rrahim Pacolli ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook se Memorandumi i Mirëkuptimit për njohjen e policave kufitare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të filllojë së zbatuari sonte në ora 00:00
“Memorandumi i Mirëkuptimit (MoU)për njohjen reciproke të policave të sigurimit kufitar ndërmjet dy shteteve , Kosovë-Serbi do të fillojë të zbatohet nga data 12 Gusht me fillim në ora 00:00.

Qytetarët e Kosovës do të mund të lëvizin lirshëm në territorin e Serbisë pasi që të pajisen nga kompanitë e sigurimeve me policën TPL +. Poashtu, qytetarët e Serbisë mund të hyjnë në territorin e Kosovës me policën e sigurimit kufitar të cilën posedojnë. Kjo u lehtëson bashkëkombasve tanë të Luginës së Preshevës ardhjen në Kosovë”, ka shkruar Pacolli./

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/levizja-e-lire-me-serbine-nis-sonte-ne-ora-0000/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala