Letër zyrtare nga Beogradi: Thaçi do të arrestohet në Beograd

Autori:Avdyl Pajaziti

Autoritetet serbe edhe zyrtarisht kanë informuar organet kosovare të drejtësisëe se Ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi do të arrestohet nëse ai shkon në Beograd më 24 prill, raporton B92.

Sipas të dhënave, këtë informatë e ka siguruar agjencia e lajmeve BETA nga disa burime të saj.

Hashim Thaçi, një prej themeluesve të UÇK-së akuzohet për terrorizëm, dhe atëbotë, në vitin 1997 për këto vepra ishte dënuar me 10 vite burg, transmeton indeksonline.

Thaçit iu është bërë ftesa nga një organizatë joqeveritare e quajtur “Komiteti për arsimim të të rinjve”, e cila ka organizuar konferencë ku do të flitet për integrimet evropiane.

Ndërkaq sot, sipas autoriteteve serbe, Prishtina zyrtare ka pranuar një njoftim zyrtar nga Beogradi ku thuhet se Hashim Thaçi do të arrestohet në rast se ai shkel në Beograd.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/leter-zyrtare-nga-beogradi-thaci-do-te-arrestohet-ne-beograd/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala