Bashkëshortja e berberit nga Kumanova shkruan letër që tronditë Maqedoninë

Autori:Avdyl Pajaziti

Bashkëshortja e Irfan Lutfiut, berberit nga Kumanova që po akuzohet për terrorizëm nga ana e policisë, ka shkruar një letër prekëse ku apelon të lirohet bashkëshorti i saj, për të cilin thotë se është i pafajshëm.

Lexojeni letrën e plotë!

Mirëmëngjesi të nderuar, në quhem Ekreme Lutfiu, jam bashkëshortja e Irfan Lutfiut, jam nënë e dy djemve, Drilonit 4-vjeçar dhe Limanit 1 vjeçar. Burri jem është i burgosur. Nuk kom qenë në dijeni për asgjë.  Të gjithë familjarët tanë kishin qenë të burgosur.  O popull, burri im është me profesion berber, shitoren e ka në shpi, krejt e njohin. Apeloj se jam shumë e shqetësime, prej të shtunës nuk kam gjumë në sy. Edhe djali m’ka marrë traumë kur e ka pa Irfanin në televizion, i thojshin që është terrorist. Ka shumë të burgosur nga familja ime, te maltretuar gra e pleq e fmij, fqinjët e mij po thojnë se shumë familje nuk dihen se ku janë si familja Seferi e shumë të tjerë. Unë njëherë mora lajm që ma kanë vra burrin dhe vjehrrin.

Jam një nënë, apeloj të ngrihemi të gjithë së bashku në këmbë mos të biem në grackat e sllavo-maqedonasve se krejt fajet i ka kryeministri e politikanët pse s’po marrin masa. O shka oj zi boll naj vrave gra fmijë . Ju kisha apelu mos e jepni kombin tonë edhe ata luftëtarë që e flijuan jetën. Boll shkau na ka vra. Unë jam edhe mbesë e dëshmorit te 91-ishit Ajdin Tahiri. Krejt fajet i kanë qeveritarët. Ata po don mos me ju dal në shesh se çka i kanë ba vëllezërve tanë sopotasve, vrasjes së pesëfishtë që i morën shqiptarët.

Boll mo na keni torturu, unë nuk dorëzona deri në pikën e fundit derisa të lirohet burri im se është i pafajshëm.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/leter-e-bashkeshortes-se-irfan-lutfiut-berberit-ai-eshte-i-pafajshem/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala