Lëshohen fletë-arreste për Armend Zemajn dhe Liburn Aliun

Është lëshuar fletë-arrest për deputetin e LDK’së, Armend Zemaj. Kështu raporton Klan Kosova duke u bazuar në burime të saj.
Gjithashtu, sipas këtyre burimeve, fletë-arrest është lëshuar edhe për Liburn Aliu, aktivistin e Lëvizjes Vetëvendosje, njëherit drejtor i Urbanizmit në Komunën e Prishtinë.
Fletë-arreste janë lëshuar edhe për 4 persona të tjerë.