Lejeni facebookun, nëse nuk doni t’ju spiunojnë

Autori:Avdyl Pajaziti

Komisioni Europian ka paralajmëruar qytetarët e BE se ata duhet të mbyllin llogaritë e tyre në Facebook, nëse duan që të ruajnë informacionet nga shërbimet amerikanë të sigurisë, duke zbuluar se legjislacioni aktual i Safe Harbour nuk i mbron të dhënat e qytetarëve.

Komentet u bënë nga avokati i Komisionit Europian, Bernhard Schima, në një cështje të parashtruar prej mbrojtësit të privatësisë, Maximilian Schrems, i cili ngre pyetjen nëse të dhënat e qytetarëve të BE duhet të konsiderohen të sigurta nëse dërgohen në SHBA, në panoramën e pas-Snoudenit. “Mund të konsideroni që të mbyllni llogarinë në Facebook, nëse e keni një të tillë”, i tha Schima kryeprokurorit Yves Bot gjatë një dëgjese të cështjes në gjykatën europiane në Luksemburg.

Kur u pyet në mënyrë të drejtpëdrejtë, komisioni nuk mund të konfirmonte para gjykatës se rregullat e Safe harbour ofrojnë mbrojtje të mjaftueshme për të dhënat e qytetarëve të SHBA.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/lereni-facebookun-nese-nuk-doni-tju-spiunojne/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala