Lëndohen dy persona në Mitrovicë nga shpërthimi i bombolave të gazit

Autori:Avdyl Pajaziti

Sot rreth orës 13:00 ka ndodhur një shpërthim i fuqishëm në njërën prej byrektoreve në qendër të Mitrovicës, me ç’rast është djegur i gjithë lokali, raporton Veriu.info

Rasti e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, i cili ka treguar se nga ky shpërthim kanë mbetur të lënduar dy punëtorë të byrektores.

“Zjarri në lokal është shkaktuar nga shpërthimi i dy bombolave të gazit, ku për pasojë kanë mbetur të lënduar dy punëtorë të byrektores”, ka thënë zëdhënësi Zahiti për Veriu.info. /Veriu.info/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/lendohen-dy-persona-ne-mitrovice-nga-shperthimi-i-bombolave-te-gazit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala