Lëndohen 3 punonjës në Pallatin e Drejtësisë

Autori:Zekirja Shabani

Në Pallatin e Drejtësisë në pjesën ku është vendosur Prokuroria Themelore e Prishtinës, nga rrëzimi i një vitrine, janë lënduar 3 punonjës.

Që nga hapja për funksionin të këtij objekti, që gjendet afër Hajvlisë në Prishtinë, janë dal në pah disa probleme teknike. Ndër to, sot ka ndodhur edhe një fatkeqësi në pjesën ku është vendosur Prokuroria Themelore e Prishtinës.

Punonjës në këtë ndërtesë, kanë bërë të ditur për lajmi.net se një vitrinë e vendosur në një zyrë të kësaj ndërtese, ka rënë në dysheme, duke zënë kështu edhe tre punonjës të kësaj prokurorie.

Në vend të ngjarjes ka dal edhe ekipi i ndihmës së shpejtë për t’i trajtuar të lënduarit. Ndërkohë ende nuk dihet nëse të aksidentuarit kanë marrë lëndime serioze, apo janë edhe në rrezik për jetën./Lajmi.net/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/lendohen-3-punonjes-ne-pallatin-e-drejtesise/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala