Leme Xhema: Pas gjysmë ore dihet nëse do të bojkotohen zgjedhjet në Medvegjë

Autori:Avdyl Pajaziti

Pas 30 minuta Jonuz Musliu e Leme Xhema vendosin se a do të shkohet në zgjedhje në Medvegjë apo do të bojkotohet ato.

Kështu ka thënë Leme Xhema, e cila ka shtuar se për 30 minuta do të konfirmojnë se a do të lirohen 20 autobusët të kalojnë pikën kufitare në Mutivodë, ose jo.

Në rast se nuk zgjidhet asgjë, atëherë Musliu dhe Xhema do të dalin me një vendim se a do të shkohet në zgjedhje apo do të bojkotohen.

Në pikën kufitare mes Kosovës dhe Serbisë, në sjoqëri me Leme Xhemen është parë edhe kryetari i PVD-së dhe deputeti i Kuvendit të Serbisë, Riza Halimi. /Telegrafi/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/leme-xhema-pas-gjysme-ore-dihet-nese-do-te-bojkotohen-zgjedhjet-ne-medvegje/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala