Leme Xhema nënkryetare e Medvegjes, në koalicion me partinë e Vuçiqit!

Ish-drejtoresha e përgjithshme e PTK-së, Leme Xhema është zgjedhur nënkryetare e Komunës së Medvegjës në Serbi.
Partia e Leme Xhemës, Partia për Veprim Demokratik e Riza Halimit, në këtë Komunë, ka arritur marrëveshje koalicioni me partinë e kryeministrit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, raporton portali Infokusi.
Përpos pozitën e nënkryetares, PVD ka fituar edhe pozitën e nënkryetarit të Kuvendit Komunal.