Lekaj: Me veprimet tona ne po mbrojmë shtetin

Autori:Avdyl Pajaziti

Nënkryetari i AAK-së, Pal Lekaj ka bërë me dije se partitë opozitare mund të ulen në një tryezë të përbashkët me pozitën vetëm nëse e tërheqin nënshkrimin nga marrëveshjet e fundit.

Lekaj në një intervistë për ‘Epokën e re’ ka thënë se veprimet e fundit të opozitës po bëhen për t’i mbrojtur interesat e shtetit.
Ai e mohon se AAK-ja nëpërmjet këtyre veprimeve është bërë vegël e lëvizjes Vetëvendosje.
Sipas Lekajt, AAK do të jetë çdoherë kundër çdo procesi i cili do të jetë në dëm të shtetit të Kosovës.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/lekaj-me-veprimet-tona-ne-po-mbrojme-shtetin/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala