Lehtësira me pakon e re fiskale

Autori:Gazeta Fjala

Pakoja e re fiskale e cila pritet të hyjë në fuqi nga 1 shtatori i këtij viti, do të krijojë lehtësira dhe favore për bizneset vendore. Efekti i këtyre ndryshimeve pritet të shihet 3 muaj pas hyrje në fuqi.

Kështu u tha në një takim të organizuar nga Ministria e Financave dhe përfaqësuesit e bizneseve, të enjten, ku u diskuat për udhëzimet administrative të ligjeve të pakos së re fiskale, raporton Gazeta Fjala.

Ministri i Financave, Avdulla Hoti, tha se qëllimi i këtij takimi është marrja e rekomandimeve nga përfaqësuesit e bizneseve para se finalizimit të udhëzimeve administrative.

“Sot ju kemi ftuar që të prezantojmë para juve udhëzimet administrative që bëjnë të mundur impelmetimin e këtyre ligjeve  dhe të marrim komentet e juaja para se te finalizohet këto tri udhëzime administrative”, tha Hoti.

“Janë tri-katër çështje qe ne kemi nevojë të ndajmë me ju dhe të marrim vlerësimin e juaj. Heqja e TVSH-së nga makineria prodhuese nga lënda e parë dhe nga Teknologjia Informative”, u shpreh Hoti.

Kurse ushtruesi i  detyrës së drejtorit të Administratës Tatimore të Kosovës, Nait Sharku, tha se ky institucion ka bërë të gjitha përgatitjet që legjislacioni të fillojë në kohën e paraparë.

“ATK ka bërë përgatitjen  formave dhe proceduarave  në mënyrë që legjislacioni të fillojë së zbatuari nga momenti  ashtu siç është përcaktuar me ligj”, tha Sharku.

Ndërsa, përfaqësuesi i Odës Ekonomike Amerikane, Ruzhdi Zeqiri, u shpreh se ligjet e reja  janë më të avancuara se ato të vjetrat.

“Këto ligjet kanë bërë një progres të dukshëm  për shumë çështje në krahasim me ligjet e kaluara, siç janë trajtimi i borxheve të këqija të cilat do të trajtohen  në të tri ligjet tatimore në mënyrën e njëjtë, shpenzimet për ushqim dhe transport te punëtorëve, shpenzimet e trajnimit etj|.

Kurse përfaqësuesi nga  Aleanca Kosovare e Bizneseve, Suat Berisha, ka thënë se ata kanë kërkuar në vazhdimësi që të bëhet lehtësira për bizneset vendore.

“Aleanca Kosovare e Bizneseve ka kërkuar në vazhdimësi që  prodhuesit  vendorë të favorizohen dhe të plotësohen  sidomos nga politikat fiskale . Mendojmë se ende ka hapësirë  për të lehtësuar të gjitha këto politik fiskale. AKB  në vazhdimisht ka qenë në shqetësim situata e ngarkimit të lëndës së parë me taksa doganore dhe TVSH, andaj e mirëpret ndryshimin e përfshirë mbi ligjin për TVSH-në”, ka thënë  Berisha./Gazeta Fjala

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/lehtesira-me-pakon-e-re-fiskale/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala