Legjislacioni kosovar anti-korrupsion më i miri në rajon, por mungon vullneti për zbatim

Autori:Avdyl Pajaziti

Institucionet e Kosovës pavarësisht faktit se kanë miratuar ligje të mira, në praktikë nuk i kanë dhënë prioritet zbatimit të tyre dhe luftës kundër korrupsionit.

Kështu ka deklaruar Ismet Kyreziu nga Instituti Demokratik i Kosovës në konferencën që po mbahet sot, me temën “Sistemi i Integritetit Kombëtar ne Kosovë”.

“Nëse Qeveria nuk i jep prioritet luftës se korrupsionit përveç që do të ketë efekte negative në raport me BE –në do të rëndoj jetën e qytetarëve”, ka thënë Kryeziu.

Kurse, ministri i Drejtësisë Hajredin Kuçi tha se baza ligjore në Kosovë është më e mira në rajon, ndonëse pranoi se është vërejtur një hendek në zbatimin e  tyre, raporton lajmi.net.

“Na nevojitet vullnet politik por edhe bashkëpunim mes qytetarëve dhe shoqërisë civile. Korrupsioni nuk mund të luftohet nga çdo institucion p.sh si Këshilli Kombëtar i Korrupsionit i cili më shumë i ngjason një OJQ -së. Korrupsioni luftohet nga Prokuroria Gjykatat dhe Policia”, shtoi ai.

Ndërsa, përfaqësuesi nga Zyra e BE-së Libor Chlad, tha se i mbështesin institucionet e Kosovës për luftën kundër korrupsionit për një kohe të gjatë.

“Tani, jemi duke mbështetur në konfiskimin e pasurisë së paligjshme . Një nga sfidat e luftës kundër korrupsionit është edhe bashkëpunimi mes institucioneve përkatëse. Kosova ka miratuar ligje me standarde evropiane por zbatimi i tyre në praktikë mbetet ende larg. Ka edhe disa rezultate pozitive në luftën kundër korrupsionit”, tha përfaqësuesi i zyrës së BE-së Libor Chlad.

Për ta luftuar korrupsionin, Andrew Russell nga UNDP, tha se duhet të ketë fuqi të individit për të ndryshuar qasjen në luftën kundër këtij  fenomeni, pasi jo gjithë, siç tha ai, gjithë mund ta luftojnë atë. “Bashkëpunimi dhe koordinimi janë shume të rëndësishme për luftimin e korrupsionit dhe ne jemi të gatshëm për këtë gjë”, ka përfunduar ai. /lajmi.net.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/legjislacioni-kosovar-anti-korrupsion-me-i-miri-ne-rajon-por-mungon-vullneti-per-zbatim/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala