LDK porositë pica derisa opozita ‘ngrohet’ me raki

Deri sa opozita në Kuvendin e Kosovës ‘ngrohet’ duke pirë raki, deputetët dhe ministrat e Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë porositur pica dhe janë parë duke ngrënë në zyren e LDK-së në kuvend.
Ministrat Kujtim Shala, Avdullah Hoti, Hykmete Bajrami, Arban Abrashi së bashku me disa deputetë, shihen në foto duke ndarë mes tyre ushqimin.
Foto është postuar nga një zyrtar i Lidhjes Demokratike të Kosovës në rrjetin social Snapchat.
Deputetët janë ende në pritje të fillimit të seancës, e cila u ndërpre rreth orës 17 të pasdites./Gazeta Fjala