LDK pas pezullimit të kontratës për tiketën 5 euro: Qeveri e praktikantëve

Autori:A D

Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar pas pezullimit të kontratës për tiketë ngjitëse nga ana e Ministrisë së Infrastrukturës, duke e quajtur qeverinë Kurti si qeveri e praktikantëve.

LDK përmes këtij reagimi ka thënë se pezullimi i pagesës prej pesë eurove është pjesë e një procesi të dyshimtë.

“Anulimi i pagesës prej 5 eurove, pjesë e një procesi të dyshimtë është përfundim i vetëm logjik. Gjithsesi, nënshkrimi i kontratës fillimisht e më pas anulimi i saj – pas presionit publik – me pretekstin që duhet bërë analizë, tregon se sa të papërgatitur e joprofesionistë janë anëtarët e Qeverisë së Praktikantëve”, thuhet në reagim.

LDK tutje tha se përgjegjësit duhet të mbajnë përgjegjësi duke i bërë thirrje prokurorisë që ta hetojë procesin.

“Përgjegjësit duhet të mbajnë përgjegjësi. Mbi të gjitha, Lidhja Demokratike e Kosovës fton Prokurorinë që të hetojë gjithë procesin në fjalë dhe dëmet eventuale financiare që mund të krijohen nga një aferë e aventurë e tillë”, thuhet tutje.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ldk-pas-pezullimit-te-kontrates-per-tiketen-5-euro-qeveri-e-praktikanteve-3/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala