LDK në Gjilan: qytetarët nuk e duan anarkinë, por qetësinë dhe mirëqenien

Nën udhëheqjen e kryetarit të Degës së LDK-së në Gjilan, njëherit nënkryetar i LDK-së në nivel qendror, Lutfi Haziri, është mbajtur sot një takim me strukturat e Degës, përfshirë kryesinë dhe nëndegët.
Lidhur me zhvillimet e fundit politike në nivel vendi, Dega e LDK-së në Gjilan, vlerëson se qytetarët e Kosovës nuk e duan anarkinë.
“Por e duan qetësinë, respektimin e ligjshmërisë dhe mirëqenien, ajo i ka dhënë mbështetje të fuqishme Qeverisë së Republikës së Kosovës për punën e mirë që po e bënë në shumicën e dikastereve”, thuhet në komunikatë për media.
Kryesia dhe nëndegët e LDK-së i kanë dhënë mbështetje kryetarit Haziri për 9-mujorin e punës së jashtëzakonshme në udhëheqjen e Komunës për vitin 2015.