LDK me kryesi të re

Autori:Avdyl Pajaziti

LDK-ja brenda kësaj jave pritet të bëhet me kryesi të re. Kështu ka thënë për “Epokën e re” Haki Rugova. Ai ka treguar se nuk e di përbërjen e kryesisë së re, meqë nuk është folur për emra por, sipas tij, do të ketë ndryshime, pasi pjesë e kryesisë do të jenë edhe emra të rinj

Gazeta ka marrë vesh nga burime brenda kësaj partie, se nënkryetarë të LDK-së pritet të jenë Agim Veliu, Lutfi Haziri dhe Haki Rugova, të cilët i kanë qëndruar afër Isa Mustafës gjatë kohës së bllokut, por që pastaj ishin edhe përkrahës të koalicionit qeverisës me PDK-në.

“Natyrisht se kemi biseduar për këtë çështje dhe pres që kjo të kryhet shumë shpejtë. Prandaj besoj se gjatë kësaj jave do të zgjidhet përbërja e kryesisë së re e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Edhe pse kjo çështje më shumë varet nga lideri i partisë Isa Mustafa”, ka deklaruar Rugova për “Epokën e re”.

Sipas tij nuk ka pasur vonesa dhe pakënaqësi lidhur me procesin e zgjedhjes së kësaj kryesie.

“jo, nuk ka kurrfarë pakënaqësish e as nuk ka pasur vonesa. Madje askush nuk është marrë me këtë punë. Nuk është një temë me të cilën LDK-ja merret shumë se kush do të jetë pjesë e kryesisë së partisë”, ka theksuar Rugova.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ldk-me-kryesi-te-re/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala