LDK kundër Hashim Thaqit

Me flamur të Ibrahim Rugovës disa simpatizues të Lidhjes Demokratike të Kosovës, kanë dal në protestën e organizuar nga opozita. Ata kanë thënë për Gazetën Fjala se kanë dal që ta mbrojnë nderin e presidentit Rugova.
Ata thanë se nuk do ta lejojnë zgjedhjen e Hashim Thaqit për president të Kosovës.
“Kemi ardh me mbrojt nderin e Ibrahim Rugovës. Nuk do ta lejojmë Thaqin që të bëhet president. Ne nuk kemi lidhje me asnjë parti tjetër”, ka thënë Naser Arifi, kryetar I degës së LDK-së në Gjilan.